Na ndiqni :

Shendeti

4 gjendjet shëndetësore që prekin më shumë gratë se burrat, ja pse s’duhet t’i injoroni

Postuar


Ashtu si me ankthin, gratë janë dy herë më të prirura se burrat që të kalojnë depresionin.

Trupi femëror mund të bëjë disa gjëra të mrekullueshme. Por, të jesh vajzë ose grua do të thotë që mund të jesh më shumë e riskuar për t’u prekur nga këto gjashtë sëmundje, shkruan Living.

Zbulojini edhe ju bashkë me ne se cilat janë ato, dhe nëse je grua duhet t’i kushtosh dyfish më shumë rëndësi, transmeton lajmi.net.

Ankthi

Gratë janë dy herë më të prirura se burrat që të diagnostikohen me çrregullime të ankthit gjatë jetës së tyre, thotë Zyra e Shërbimit të Shëndetit të Grave në SHBA. Këto çrregullime janë probleme të vërteta mjekësore dhe ka trajtime dhe terapi që ndihmojnë dhe realisht funksionojnë për ju. Meraku apo shqetësimet janë pjesë normale e të qenurit njerëzor, por kur vuan nga ankthi shqetësimi bëhet ekstrem dhe fillon të ndërhyjë në jetën e përditshme.

Depresioni

Ashtu si me ankthin, gratë janë dy herë më të prirura se burrat që të kalojnë depresionin. Duket se ndikim të madh në këtë çështje ka luhatja e niveleve të hormoneve femërore gjatë ciklit menstrual, shtatzënisë, periudhës së post lindjes dhe menopauzës. Të gjitha këto cikle të jetës tek një grua rrisin rrezikun e depresionit. Stresi, dhimbjet, historitë familjare gjithashtu mund të kenë ndikim në këtë.

Osteoporoza

Me kalimin e moshës, kockat bëhen të dobëta dhe ka më shumë të ngjarë të thyhen. Sepse mosha është një faktor i rëndësishëm rreziku. Sa më i vjetër të jeni, aq më i lartë është shansi që të prekeni nga osteoporoza. Por, kjo sëmundje është më e evidentueshme tek gratë sepse ato kanë kocka më të vogla dhe më pak të dendura se burrat. Faktori i dytë është ky: pas menopauzës rritet niveli i estrogjenit tek gratë dhe kjo bën që kockat të prishen apo të thyhen më lehtë. Së treti, gratë shpesh jetojnë më gjatë se burrat dhe të jetosh më gjatë rrit rrezikun e osteoporozës.

Goditja në tru

Këto janë goditje potencialisht fatale të rrjedhjes së gjakut në tru dhe vrasin më shumë gra sessa burra. Disa faktorë të rrezikut nga goditja vlejnë për të gjithë, si presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë, historia familjare dhe pirja e duhanit. Por faktorët e tjerë të rrezikut janë unik për gratë. Këto përfshijnë marrjen e pilulave të kontrollit të lindjes, mbetja shtatzënë, përdorimi i terapisë për zëvendësimin e hormoneve në menopauzë, të pasurit të migrenave të shpeshta, etj. 

Komentet
VAZHDO TA LEXOSH
Advertisement

Shendeti

​Ilaçet kundër kolesterolit dhe presionit të gjakut mund të zvogëlojnë rrezikun e vdekjes nga COVID

Postuar

Nga


Barnat për uljen e kolesterolit mund të rrisin mundësinë e mbijetesës në infeksionin COVID-19 dhe të zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të një forme më të rëndë të sëmundjes, tregojnë rezultatet e një studimi të ri.

Një analizë e më shumë se 10.000 njerëzve të pranuar në 140 spitale në Shtetet e Bashkuara zbuloi se statinat, ilaçet për uljen e kolesterolit, si dhe ilaçet e presionit të gjakut, ulin vdekshmërinë e koronavirusit me 40 për qind midis atyre që i morën ato para shtrimit në spital.

Rreziku i zvogëluar i vdekjes ishte më i lartë tek ata që morën statina vetëm (46 për qind) sesa te pacientët që përdorën vetëm ilaçe të tensionit të lartë (27 për qind).

Raporti i rezultateve është i ngjashëm për sa i përket progresit të sëmundjes; njerëzit e trajtuar me statina kishin një rrezik 25 për qind më të ulët të zhvillimit të një forme më të rëndë, ndërsa ata që morën ilaçe antihipertensive kishin një rrezik për 11 për qind më të ulët.

Përfitimet mbetën të dukshme edhe pasi shkencëtarët morën parasysh konsumin e barnave të tjera, kushtet shëndetësore dhe të dhëna të tjera të pacientëve.

Përfitimi i ilaçeve është se ato mund të lehtësojnë inflamacionin në trup që shpesh shkakton rezultate të rënda të infektuara me koronavirus, pretendojnë studiuesit në hulumtimin e botuar në revistën PLOS ONE.

“Në fillim të pandemisë, ne ishim të interesuar nëse ilaçet për trajtimin e sëmundjeve të sistemit kardiovaskular do të ndikonin negativisht në infeksionet e shkaktuara nga koronavirusi”, tha autori i hulumtimit, Lori Daniels.

“Ne zbuluam se jo vetëm që statinat dhe ilaçet përdoren për të trajtuar hipertensionin të sigurt, por ato mund të mbrojnë të sëmurët nga koronavirusi, veçanërisht ata që vuajnë nga hipertensioni dhe sëmundjet kardiovaskulare”, shtoi Daniels, profesor në Universitetin e Kalifornisë.

Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Shendeti

​Shkoni në shtrat të uritur ose hani natën vonë?

Postuar

Nga


Shumë do të thonë se nuk është mirë të hani natën vonë, por çka nëse e bëni këtë?

Nëse hani vonë, do ta keni të vështirë të bini në gjumë, por të shkoni në shtrat i uritur nuk është gjithashtu një mundësi ideale.

Dëgjoni trupin tuaj. Nëse jeni të uritur, hani, pa marrë parasysh kohën e ditës. Mendojeni si një mundësi tjetër për të ushqyer trupin tuaj dhe për t’i dhënë ushqyesve të nevojshëm, shkruan Body and Soul.

Më idealja për trupin tuaj është të përpiqeni të caktoni vaktet dhe snacks gjatë ditës në mënyrë që të mos vini të uritur pak para gjumit.

Herën tjetër kur të gjendeni në këtë dilemë, disa meze të lehtë të shëndetshëm para gjumit mund të shtypin sulmin tuaj të urisë pa kalori, sheqer dhe yndyrë të panevojshme.

Disa prej tyre janë: fruta të freskëta, kajsi të thata, bukë e thekur me pak gjalpë kikiriku, disa lugë kos dhe manaferra, një copë djathë dhe disa biskota integrale, një vezë të zier fort dhe humus.

Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Shendeti

​Çfarë i ndodh trupit tonë pasi ngasim biçikletë për një orë?

Postuar

Nga


Çiklizmi është një nga format e preferuara të rekreacionit, por ngadalë po bëhet mjeti kryesor i transportit.

Ndër të tjera, përmirëson shëndetin mendor, ndërton muskujt, zvogëlon rrezikun e sëmundjes së zemrës, ka një efekt pozitiv në tru, siguron gjumë më të mirë, forcon sistemin imunitar dhe shumë më tepër.

Ndërsa udhëtoni me biçikletë, ju jeni më pak të përqendruar në djegien e kalorive, lodhje dhe djersitje, dhe numri i kalorive të djegura rritet pa u përqendruar shumë. Ta themi thjesht, krijon një ndjenjë të mirëqenies që nuk është e pranishme në shumicën e formave të ushtrimit.

Një orë biçikletë në ditë është një mënyrë e shkëlqyeshme për të inkurajuar humbjen e peshës. Një person prej 80 kilogramësh do të djegë rreth 650 kalori gjatë një ore ngasje me një intensitet të moderuar.

Këto nuk janë të gjitha përfitimet e një udhëtimi një orë me biçikletë.

Shkencëtarët kanë zbuluar se ngasja e një biçiklete përmirëson gjendjen shpirtërore. Kur një person është i qetë dhe ndihet mirë, ka shumë më pak të ngjarë të ndiejë nevojën për të ngrënë shumë me ëmbëlsira dhe ushqime jo të shëndetshme.

Një orë vozitje në ditë do të ndihmojë gjithashtu në ndërtimin e muskujve, dhe rritja e masës muskulore krijon një formë të hollë dhe trupore.

Përveç kësaj, muskujt djegin më shumë kalori sesa dhjamin, edhe kur jeni ulur. Kjo do të thotë që edhe pas atyre orëve të biçikletës, trupi juaj do të djegë më shumë kalori se zakonisht.

Një orë në ditë në biçikletë do të jetë e mjaftueshme për të përmirësuar sistemin tuaj imunitar dhe për të luftuar më mirë infeksionet.

Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Trendet e Momentit