Na ndiqni :

Bukuria

7 rregulla të arta për të mbrojtur dhe freskuar lëkurën gjatë verës

Postuar


Kur përmendet fjala verë, mendja na shkon te dielli… nxirja… Gjatë ekspozimit në diell duhen respektuar disa rregulla të caktuara.Ja nëntë këshilla që duhen ndjekur, në mënyrë që të shijoni qëndrimin nën rrezet e diellit.

1.Mbron i lëkurën tuaj

Kjo është e rëndësishme! Mbrojeni veten gjatë ekspozimit në diell duke përdorur krem me faktor mbrojtës për fytyrën dhe trupin, sipas llojit të lëkurës që keni. Kremi me faktor SPF 50 duhet të përdoret nëse keni lëkurë me ngjyrë të çelët, ndërkohë që kremi me faktor SPF 30 ose 20 duhet të përdoret nëse keni lëkurë me ngjyrë të errët.

2.Mos harron i të aplikoni sërish kremin me faktor mbrojtës

Duhet të aplikoni kremin me faktor mbrojtës çdo dy orë dhe pas larjes në det ose në pishina.

3.Mbron i zonën rreth syve

Gjatë ekspozimit në diell është e rëndësishme të mbroni edhe zonën rreth syve nga rrezet e dëmshme të diellit.

4.Rifreskoni lëkurën pas qëndrimit në diell

Aplikoni krem pas plazhit; ai zbut lëkurën pas ekspozimit në diell duke i dhënë asaj një pamje të mrekullueshme. Falë formulës së veçantë hidratuese, ju fal qetësi, freskon lëkurën dhe largon skuqjet e padëshiruara nga ekspozimi në diell.

5.Përdorni krem BB

Gjatë verës nuk këshillohet përdorimi i kremit pudër me tonalitet të errët, por i atij me nuancë të çelët, në mënyrë që të përthithet nga lëkura.

6.Hidratoni lëkurën tuaj.

Gjatë ekspozimit në diell, lëkura juaj dehidratohet dhe e humbet shkëlqimin e saj. Në mbrëmje rekomandohet aplikimi i kremit hidratues për trupin dhe për fytyrën. Ai do t’i rikthejë shkëlqimin lëkurës. Gosh krem hidratues për të gjithë tipet e lëkurës. I përshtatshëm për ditët e nxehta të verës, qendron dhe hidraton lëkurën tuaj. I pasur me faktor mbrojtës ndaj diellit SPF 10.

7.Eksfolioni lëkurën

Hiqni qelizat e vdekura të lëkurës duke realizuar një herë në javë procesin e eksfolimit.




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH
Advertisement

Bukuria

Kthejini në rutinë! 5 gjërat që duhet të bëni për të pasur një lëkurë plot shkëlqim

Postuar

Nga


Thonë se lëkura e mirë është tregues i shëndetit të mirë ndaj vini re çdo sinjal që ajo lëshon për ju. Disa zakone të vogla, të cilat mund t’i bëni pjesë të rutinës suaj të përditshme janë ato që bëjnë diferencën për të pasur gjithnjë lëkurë të shëndetshme.

Aktiviteti sportiv

Në këtë mënyrë gjaku do të qarkullojë më mirë dhe do të ndjeni ndryshime të dukshme si në muskujt e fytyrës ashtu edhe në elasticitetin e saj. Ecni, bëni vrap apo merruni me aktivitete të ndryshme sportive për shëndetin e të gjithë organizmit dhe sigurisht lëkurës tuaj.

Hani yndyrna të shëndetshme

Në mënyrë që të eliminojë inflamacionin dhe të prodhojë qeliza të shëndetshme lëkurës i duhen yndrynat e shëndetshme. Prandaj mundohuni të konsumoni shumë arra, avokado, peshk apo vaj ulliri.

Antioksidantët

Një nga elementët më të rëndësishëm për sa i përket shëndetit të fytyrës, por edhe të gjithë organizmit. Për të luftuar radikalet e lira ju duhet të konsumoni një dietë të pasur me antioksidant të cilat i gjeni tek frutat dhe perimet.

Vitamina C

Vitamina C është esenciale për prodhimin e kolagjenit në trup i cili ka një rol shumë të rëndësishëm në ruajtjen e elasticitetit të fytyrës. Atë e gjeni me shumicë tek kivi, portokalli, specat e kuq, luleshtrydhet, qitro apo brokoli.

Flini gjumë

Ka një arsye përse quhet i famshmi “Gjumi i Bukurisë”. Gjumi është një nga aleatët më të mirë të lëkurës tuaj pasi arrin ta qetësojë dhe ta pastrojë atë. Flini çdo natë jo më pak se 8 orë.




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Bukuria

3 maska në kushte shtëpie për të shpëtuar nga flokët e dëmtuar

Postuar

Nga


Përdorimi i tepruar i piastrës, tharëses së flokëve apo dhe dekolorimi i shpeshtë i dëmtojnë rëndë flokët. Ata thahen, humbasin qëndrueshmërinë, digjen dhe formojnë maja të dyfishta. Shpeshherë trajtimet natyrale mund të rezultojnë edhe më efektive se maskat e gatshme. Ja 3 metoda natyrale mjaft efektive që trajtojnë flokët e djegur dhe majat dyshe.

Maskë me Aloe vera dhe vaj ulliri ekstra i virgjër : Aloe Vera ushqen dhe rigjeneron flokët, parandalon rënien e tyre dhe nxit rritjen. Vaji i ullirit i bën flokët më të butë dhe luan një rol mbrojtës ndaj dëmtimit. Përzieni 5 lugë çaji xhel Aloe Vera me 5 lugë çaji vaj ulliri. Njomni flokët paraprakisht me vaj ulliri dhe aplikoni maskën e krijuar nga rrënja deri tek majat. Lëreni maskën të veprojë për 1 deri në 2 orë dhe më pas shpëlajeni kokën me ujë të vakët. Në ujin që do të përdorni duhet të hidhni paraprakisht disa pika vaj esencial të pemës së çajit.

Maskë me majonezë dhe vaj ulliri: Në një tas hidhni 3 lugë çaji majonezë, 3 lugë çaji vaj ulliri dhe 3 kapsula vitaminë E. Aplikojeni maskën nga mesi i flokëve deri tek majat. Lëreni të veprojë për 1 orë dhe më pas shpëlajeni kokën me ujë të vakët dhe shampo bimore. Përsëriteni këtë procedurë 1 herë në javë dhe do të vini re përmirësim të dukshëm.

Maskë me mjaltë dhe vezë : Ky kombinim është i mrekullueshëm për flokët e dëmtuar. Maska me mjaltë dhe vezë trajton majat e dyfishta dhe forcon flokët. Përzieni dy kokrra vezë dhe dy lugë çaji mjaltë derisa të krijohet një masë homogjene. Aplikojeni maskën në të gjithë flokët nga maja deri tek rrënja dhe mbështilleni kokën me një qese plastike. Lëreni maskën të veprojë për 5 orë dhe më pas shpëlajeni kokën me ujë të vakët.




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Bukuria

5 mënyra për të shmangur djersitjen e tepërt menjëherë

Postuar

Nga


  1. Mos konsumoni kafeinë

Kafeina stimulon sistemin nervor qendror, i cili aktivizon gjëndrat e djersitjes. Kështu që sa më shumë kafeinë konsumoni, aq më shumë do të djersini.

  1. Konsumoni më pak ushqim pikant

Ashtu sikurse kafeina, ushqimet e pikante ( djegëse) aktivizojnë neurotransmetuesit e trurit, duke ju bërë  kështu të djersini më shumë. Capsaicin, është një kimikal i gjetur në speca djegës që të bën të djersitesh.

  1. Mos u mbështetni tek deodorantët

Përderisa një deodorant do ta mbulojë një erë të keqe, një antiperspirant është ai, i cili në të vërtetë do t`ju ndaloj së djersituri. Kjo për shkak se antiperspirantët përmbajnë kripëra alumini, të cilat i mbyllin gjëndrat e djersëve dhe e pakësojnë djersën, e cila kalon nëpër trup. Fatmirësisht, në shumë farmaci tani mund të gjinden antiperspirant, të cilët përmbajnë më shumë kripëra alumini, se shumë antiperspirantë të zakonshëm. Ekspertët e dermatologjisë këshillojnë të përdoret dy herë në ditë, dhe njëherë natën.

  1. Mbani freskët pjesët intime

Nënsqetullat nuk janë vendi i vetëm, i cili djersin gjatë verës, por janë edhe pjesët intime. Dermatologët këshillojnë qe të përdorni antidjersa më shumë në këto pjesë. Gjithmonë duke pasur kujdes nga irritimet, në atë rast duhet të ndaloni së përdoruri menjëherë.

  1. Ndërroni veshjet

Nëse do të qëndroni për një kohë të gjatë jashtë, vishni diçka të pambuktë. Rrobat e stërvitjes që thithin djersët, gjithashtu mund të ju ndihmojnë të qëndroni pa djersitur. Nëse keni këmbë që mbajnë erë dhe djersijnë shpejt, mos mbathni këpuce të mbyllura pa çorape. Këpucët nuk ta largojnë djersën, ato janë vend i errët dhe me lagështi që krijon një vend perfekt për baterie që mbajnë erë dhe vetëm sa i bënë të shumohen. Ndërsa, çorapet, mundë ta thithin djersën para se ajo të filloj t’u jap erë të keqe këpucëve. Mbathni çorape pambuku sepse janë më efektive se çdo material tjetër në largimin e djersëve.

Burimi: Living Media




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Trendet e Momentit