Na ndiqni :

ShowBiz

Ajo çfarë nuk pamë ne, ja çfarë ndodhi pas fikjes së kamerave mes Antonelës dhe Blerimit

Postuar

Ditën e sotme në “Për’puthen” pati një përplasje të ashpër mes Blerimit dhe Antonelës. Që në fillim të emisionit pati kunja të vazhdueshme mes tyre dhe Bora kërkoi që ata të bënin një takim 4 minutash. Mes shumë debateve, ata pranuan, por që në fillim Antonela e la takimin dhe u shpreh e revoltuar: “S’dua t’i shoh sytë”, referuar Blerimit.

Ajo tha se është ndjerë e ofenduar prej tij dhe Antonela u shfaq shumë e prekur e kërkoi të largohej nga studioja. Blerimi nga ana e tij u shpreh se dhe Antonela e ka ofenduar disa herë dhe i kërkoi falje, por shtoi se ajo bën rolin e viktimës.

“Mos luaj rolin e viktimës. Kjo më ka ofenduar disa herë mua, por unë nuk i kam thënë asgjë. Edhe kjo më ka thënë në prapaskenë mbylle gojën. Kjo i fillon gjithmonë sherret, sepse ose është xheloze ose do të më sulmojë me çdo kusht. Kjo më ka sulmuar gjithë kohës, unë nuk do rri me gojën mbyllur, do i kthej përgjigje. Unë nuk dua t’i bëj njerëzit të ndihen keq dhe nëse ajo është prekur i kërkoj ndjesë. Nuk kam pasur si qëllim ta ofendoj, ishte thjesht një batutë në muhabet e sipër. Megjithatë unë nuk besoj se Antonela është prekur”, tha Blerimi.

Mirëpo para se të ndodhte ky takim, ata të dy kanë pasur një përplasje tjetër mes tyre, që nuk është transemtuar në televizion. Është mësuar se teksa ishin në publicitet, Blerimi ka ofenduar Antonelën duke i thënë se është si ato femrat që “rrinë me këmbët hapur”. Për shkak të këtyre fjalëve, Antonela është larguar e përlotur nga studioja dhe ka kërkuar që të mos e ndjekë askush pas. Mirëpo Atdheu, me të cilin ajo e ka rregulluar tashmë marrëdhënien, i ka shkuar pranë për t’i dhënë mbështetje.

Antonela është mbyllur në tualet dhe është shprehur se është ndjerë e ofenduar, pasi në një farë mënyre Blerimi e ka cilësuar si një femër të ulët. E gjithë kjo situatë e ndodhur pas fikjes së kamerave, duket se çoi në acarimin e të dyja palëve.


Komentet

ShowBiz

Vini re! Këto janë 3 shenjat më të papërgjegjshme dhe më pak të besueshme të horoskopit

Postuar

Nga


Ndjesia e përgjegjësisë nuk është cilësia e të gjithëve dhe shumë shpesh fjala e dhënë mbetet thjesht fjalë që nuk ndiqet asnjëherë nga faktet. Dhe nëse me siguri mund t’i ndodhë secilit prej nesh që nuk mund të përmbushim një zotim, për disa kjo është rregull. Më poshtë do t’ju njohim me shenjat më të papërgjegjshme të horoskopit.

Binjakët

Ata që kanë lindur nën shenjën e Binjakëve janë ndër më pak të besueshmit e zodiakut. Ne e dimë se si krijimtaria dhe aftësia e tyre për të improvizuar i bën ata pothuajse të shkëlqyer. Por, ndodh shpesh, që ata përpiqen të mbajnë një angazhim ose të mos i mbështjellin letrat në tryezë në sjelljen e tyre të përditshme.

Gaforrja

Edhe të lindurit nën shenjën e Gaforres nuk janë saktësisht një garanci për sa i përket papërgjegjshmërissë. Kjo është për shkak të mënyrës se si ata e jetojnë jetën. Në fakt, ata mund të jenë shumë të kujdesshëm dhe jo fleksibël për një çështje të caktuar ose të humbasin në thellësinë e mendimeve dhe reflektimeve të tyre. Kjo është një nga shenjat më pak të besueshme të zodiakut.

Shigjetari

Kjo është shenja e fundit në listën e atyre që konsiderohen të papërgjegjshme. Armiq të shigjetarit janë mërzitja dhe mungesa e emocioneve ditore, për këtë arsye ata janë të aftë për ndryshime të papritura! Ky është një qëndrim që Shigjetari e adopton për të mos rënë në apati dhe për t’u ndjerë gjithmonë i gjallë.

 

 

/living.al

 




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

ShowBiz

Gjendet sozia e Brad Pitt dhe ne s’po e dallojmë dot cili prej tyre është aktori!

Postuar

Nga


Thuhet rëndom se çdo njeri ka së paku 7 sozi nëpër botë dhe deri më sot gjetja e tyre duket e pamundur. Mirëpo, kur vjen puna te personazhet publike kjo çështje lehtësohet disi.

Së fundmi, aktori i njohur Brad Pitt ka gjetur sozinë e tij. Ai quhet Nathan Meads dhe ka një ngjashmëri të frikshme me të. 35-vjeçari ka treguar se shumë njerëz besojnë se ka lidhje gjaku me aktorin për shkak të ngjashmërisë së madhe që ato kanë. Ai tregon se për vite me radhë të gjithë miqtë e tij ia kanë vënë në dukje këtë gjë.

“Miqtë e mi filluan të më flisnin për ngjashmërinë time me Brad Pitt kur isha 20 vjeç. Për 10 vjet të gjithë e kanë vënë në dukje këtë aspekt. Unë kurrë nuk kam bërë asgjë për t’u dukur si ai. Me kalimin e kohës, kjo ngjashmëri është bërë gjithmonë diçka më e natyrshme“.

Pavarësisht benefiteve që i ka sjellë, ai thotë se kjo ia ka bërë jetën e tij sentimentale mjaft problematike.

“Ka shumë gra që e kalojnë ditën duke më shkruar ose duke më telefonuar me video në Instagram sepse nuk besojnë se mund të ekzistoj vërtet. Disa besojnë se po mashtroj dhe se llogaria është e rreme.“, tha ai.




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

ShowBiz

“Nuk i lajmë fëmijët”, aktorët Mila Kunis dhe Ashton Kutcher habisin me deklaratën e tyre

Postuar

Nga


Aktorët e famshëm, Mila Kunis dhe Ashton Kutcher kanë habitur me deklaratat e dhënë së fundmi. Dyshja kanë rrëfyer se nuk i lajnë fëmijët, por vetëm në rastet kur duket ndonjë papastërti tek ata.

 “Unë nuk kisha ujë të ngrohtë teksa isha fëmijë në rritje, ndaj dhe nuk bëja shpesh dush. Kur u bëra nënë, as fëmijët e mi nuk i laja çdo ditë. Unë nuk laja bebat e mi shumë shpesh. Sipas “Mayo Clinic” të lash fëmijën çdo ditë mund të thajë lëkurën e tij”,– u shpreh Mila.

Çifti janë prindër të vajzës Wyatt Isabelle, 6 vjeç dhe djalit Dimitri Portwood, 4 vjeç.

Para disa kohësh, aktorët treguan se kanë vendosur ta çojnë për bamirësi pasurinë e tyre duke ua hequr nga e drejta fëmijëve që u takon! Ky vendim mund të duket shumë i çuditshëm, por Ashton e ka arsyetuar atë përmes një sqarimi për publikun:

“Fëmijët e mi po jetojnë një jetë vërtet të privilegjuar dhe as nuk e dinë këtë. Ne do të përfundojmë duke i dhënë paratë tona për bamirësi”.

“Unë dua që ata të jenë vërtet të shkathët. Shpresojmë që të jenë të motivuar për të patur atë që kishin, ose ndonjë version të asaj që kishin”.

“Deri më tani, tradita jonë është të mos ju dhurojmë asgjë. Vitin e kaluar kur festuam Krishtlindjen, Ëyatt ishte 2 vjeç dhe ne nuk i dhamë asgjë – ishin gjyshërit që i bënë dhuratë. Ju përgjëruam prindërve që t’u bënin vetëm një dhuratë secilit, pasi në të kundërt ato do të faleshin. Kjo është tradita jonë e re!




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Trendet e Momentit