Na ndiqni :

Teknologjia

Apple punëson ish ekzekutivin e BMW

Postuar


Apple ka punësuar ish ekzekutivin e BMW Ulrich Kranz. Lajmi i dha nga Bloomberg ditën e Enjte duke thënë se ai ju bashkua Apple në javët e fundit.

Kranz ka shpenzuar 30 vite në BMW duke drejtuar kompaninë në zhvillimin e i3, makinës së parë plotësisht elektrike të BMW.

Pasi u largua nga BMW në 2017-ën, Kranz shkoi tek Faraday Future, të njëjtin vit që startupi i makinave elektrike të përfundonte në probleme serioze financiare.

Pas katër muajsh Kranz u largua nga Faraday për të bashkëthemeluar Canoo, një kompani që ndërtoi makinën elektrike MPDV1.

Në 2020-ën u përfol tek Apple ideja e blerjes së startupit. Bazuar në profilin e Kranz në Linkedin, ai është larguar nga Canoo në Prill. Afrimi i tij prej Apple është një përpjekje e qartë e Apple për të ndërtuar një makinë elektrike me sistem vetëdrejtimi.



Komentet
VAZHDO TA LEXOSH
Advertisement

Teknologjia

Biznesi i Facebook lulëzon në pandemi

Postuar

Nga


Vitin e kaluar rrjeti social Facebook u kritikua shumë për mënyrën sesi menaxhoi dezinformimin rreth Covid-19.

Titujt e lajmeve ishin kudo të mbushura me kritika për Facebook duke krijuar një përshtypje se gjiganti i teknologjisë po humbet përdorues, reklamues dhe po vihet nën shënjestrën e autoriteteve.

Por ditën e Mërkure rrjeti social më i madh në botë tregoi një realitet krejt tjetër dhe performanca e biznesit të tij është prova më e qartë.

Facebook tha se të ardhurat u rritën me 56% në 29 miliardë dollarë në tre mujorin e dytë të 2021, që do të thotë se u rrit më shpejtë sesa Apple dhe Microsoft.

Madje edhe fitimi u rrit në shifra rekord prej 101% në 10.4 miliardë dollarë. Përdoruesit ditorë në Facebook, Instagram dhe WhatsApp së bashku u rritën në 12% në 2.76 miliardë.

Që prej fillimit të vitit çmimi i aksioneve të Facebook është rritur me 39%. Industria e reklamimit dixhital ka shënuar një boom gjatë pandemisë dhe këtë e kanë treguar edhe rivalët e Google dhe Snap. /CIO Albanian



Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Teknologjia

CEO i Intel, kriza botërore e çipeve do të vazhdojë edhe për dy vite

Postuar

Nga


Shefi ekzekutiv i Intel, Pat Gelsinger, tha se më e keqja e krizës globale të çipeve nuk ka kaluar. Ai parashikon se situata do të bëhet akoma më keq në gjysmën e dytë të këtij viti dhe do të duhen të paktën 2 vite që ti rikthehemi normalitetit.

Problemet e shkaktuara nga kërkesa e lartë për pajisje për shkak të pandemisë, por edhe marrëdhëniet e acaruara tregtare mes SHBA-së dhe Kinës, kanë krijuar situatën tek e cila gjendemi sot.

CEO i Intel vuri theksin tek nevoja e normalizimit të marrëdhënieve me Kinën ndërsa ndërtimi i fabrikave të reja është jetike. Intel do të ndërtojë dy të tilla, një në SHBA dhe një në Evropë deri në fund të këtij viti.

25% e të ardhurave të Intel janë të lidhura ngushtë me Kinën dhe Gelsinger shpreson se kompania e tij mund të bëhet shkak për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.



Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Teknologjia

Sony ka shitur 10 milionë kopje të PlayStation 5

Postuar

Nga


Sony ka shitur më shumë se 10 milionë konsola PS5 bëri të ditur kompania. Në Prill Sony kishte raportuar 7.8 milionë konsola të shitura ndërsa PS5 vazhdon të tejkalojë shitjet e PS4 duke u bërë konsola me shitjen më të shpejtë në histori.

Edhe pse po shitet në shifra rekord, mungesa globale e çipeve e ka bërë shumë të vështirë blerjen e një konsole të tillë. Sony ndau edhe disa statistika të tjera të shitjesh së lojërave.

Konkretisht Spider-Man: Miles Morales ka shitur mëse 6.5 milionë kopje që nga debutimi në Nëntor ndërsa Ratcher & Clank: Rift Apart është shitur mëse 1.1 milionë kopje që nga muaji i kaluar.

Ndërsa Sony vazhdon të ndajë këto shifra, Microsoft e ka ndaluar publikimin e shitjeve në platformë prej kohësh.



Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Trendet e Momentit