Tuesday, December 10, 2024
HomeBeautyVajzat në TikTok janë fiksuar pas ‘balancimit të fytyrës’: Ja për çfarë...

Vajzat në TikTok janë fiksuar pas ‘balancimit të fytyrës’: Ja për çfarë bëhet fjalë

spot_img

Hashtag-u #facialbalancing ka mbi 57 milionë shikime në TikTok, por edhe nëse përballeni për herë të parë me këtë term, ideja është që e keni kudo rrotull jush: në filtrat e mediave sociale që ndryshojnë pamjen, në aplikacione që mund të ndryshojë tiparet e fytyrës etj.

Duket sikur të gjithë duan të kenë një nofull të mprehtë, buzë të plota, fytyrë më simetrike dhe balancimi i fytyrës ju lejon ta bëni këtë. Në thelb, koncepti ka të bëjë me balancimin e hollësishëm të tipareve duke përdorur injeksione në mënyrë strategjike. Le ta pranojmë që ky është një opsion popullor për ata që kërkojnë të bëjnë ndryshime të vogla, të personalizuara dhe të përballueshme nga kostot financiare.

Çfarë është balancimi i fytyrës? Një trajtim jo-kirurgjikal për të ndihmuar në rritjen e simetrisë të tipareve dhe harmonizimin e përmasave të fytyrës. Shpesh kombinimi i produkteve të lëkurës, trajtimet me injeksion dhe metoda të tjera jo-kirurgjikale për të ndihmuar në konturimin e tipareve, rivendosjen e volumit, reduktimin e rrudhave, si edhe për të krijuar një pamje natyrale, të gjitha këto përfshihen në atë që njihet si “balancim i fytyrës”.

Të mirat dhe të këqijat e balancimit të fytyrës

Kjo metodë ka më pak rrezik, do më pak kohë rikuperimi dhe njëherësh ka një kosto më të ulët sesa procedurat kirurgjikale.
Por, ka diçka që pacientët që duhet ta dinë nëse zgjedhin këtë metodë. Efektet nuk zgjasin përgjithmonë. Ato zgjasin nga gjashtë muaj deri në dy vjet, në varësi të produkteve të përdorura, zonës së trajtimit dhe llojit të lëkurës.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

- Advertisment -spot_img