Na ndiqni :

Aktualitet

E bija 22-vjeçare i ndërroi jetë nga Covid-19, i ati rrëfen pengun më të madh të jetës

Postuar

Koronavirusi i mori jetën tre ditë më parë 22-vjeçares nga Kolonja. E reja studionte në Universitetin e Tiranës për Financë.

Ajo ishte prej 1 muaji e shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë, ndërkohë javën e fundit të jetës, ajo ishte në intubim.

Së fundmi, ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” babai i së ndjerës, Anesti Jorgji, i cili ndër të tjera tha se pengu më i madh i tij ishte se nuk e kishte dërguar të bijën në një spital privat për t’u shëruar.

“Ka patur sëmundje bashkëshoqëruese fatkeqësisht. Fillimet e para kanë qenë kur ajo ka qenë 14 vjeçe, por falë këmbënguljes së saj, Euxhena arriti që t’i mposhte këto. Ishte një Euxhena e rregullt, e ne menduam se ajo kishte të gjitha mundësitë. Por ja që kjo sëmundje u shfaq sërish në janar, para se të infektohej me Covid. Ka bërë dy tampone që i dolën negativ, PCR ka dalë pozitive herën e dytë. Kam një peng se përse nuk e kurova vajzën në një spital privat për sëmundjen që kishte, e mori Covidi, i preu ëndrrat në mes. Nuk dua t’i ndodhë askujt kjo që më ndodhi mua. Dua t’i bëj thirrje të gjithëve të kenë kujdes. Unë kam dyshimet e mia, mos vajza ime ishte me Covid që në fillim. Mos vallë ia dha infermierja pa doreza? Mos vallë e mori në banjat e spitalit që e përdorte një pavion i tërë?”, u shpreh ai me lot në sy.

Babi i së ndjerës u shpreh se nuk e di nëse vajza e tij ka qenë me Covid kur është shtruar në spital në datëm 3 shkurt për lupus.

“Shqetësimet për vajzën erdhën kur u aktivizuan endemat në këmbë, e në gjithë trupin. Ajo që na shqetësonte si ne edhe mjekun, ishte se rrezikshmëria e virusit ishte e madhe. Vajza kur është shtruar ka patur vetëm simptoma të sëmundjes së saj më 3 shkurt, pa kollë, pa temperaturë. Nuk ka patur shenja Covid. Kanë qenë dy vajza në spital. Filloi njëra me temperaturë e më pas i nisi edhe vajzës sime. Më pas asaj tjetrës i nisi kolla dhe më pas edhe vajzës sime. Më 3 shkurt u shtrua për lupus te nefrologjia, më datë 9 bëri tamponin dhe më 11 doli rezultati pozitiv. Të nesërmen kanë lënë spitalin, nuk e dimë nga e mori. Shenjat e Covid, të temperaturës dhe kollës, ishin fillimisht te zonja”, shprehet ai.

Komentet
VAZHDO TA LEXOSH
Advertisement
Klikoni për të komentuar

Lëre një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Zyrtare: Nga 9 gushti, askush në Francë nuk lejohet në lokal pa pasaportën e Covid-19

Postuar

Nga


Qeveria franceze ka vendosur kufizime për njerëzit e pavaksinuar, ndërs rastet me koronavirus kanë ardhur gjithnjë e në rritje.

Nga data 9 gusht, në Francë do të jetë e detyrueshme pasaporta e Covid-19 për hyrjen në vende publike si lokale apo nëse do duhet të udhëtojnë me tren ose avion. Që të jetë e vlefshme, pasaporta duhet të vërtetojë që personi është i vaksinuar plotësisht, të ketë test negativ për Covid si dhe të jetë i shëruar.

Lajmi u bë me dije ditën e djeshme nga zëdhënësi i qeverisë franceze Gabriel Attal. Projektligji i zgjatjes së lejes së shëndetit, i cili u miratua nga Parlamenti të dielën në mbrëmje, së pari duhet të miratohet nga Këshilli Kushtetues, i cili duhet të shpallë vendimin e tij në 5 gusht.

Kujtojmë se ky projektligj nxiti protesta masive në Francë, por mesa duket qeveria është e vendosur për ta çuar përpara këtë vendim për paralindimin e rritjes së rasteve me Covid-19.

Po ashtu, edhe në Itali nga data 6 gusht, të gjithë qytetarët mbi 12 vjeç mund të hyjnë në restorante, kinema, teatër, pishina, palestra, por edhe në panaire, festivale, konferenca, parqe dëfrimi, salla lojërash, pjesëmarrje në gara vetëm duke paraqitur “kartën e gjelbër” që tregon se janë vaksinuar.

Në restorante do të jetë e nevojshme të paraqitet “karta e gjelbër” si për klientët ashtu edhe për punëtorët.

 

 




Komentet

VAZHDO TA LEXOSH

Aktualitet

Bëni tamponin e shpejtë antigjenik në klinikën KEIT dhe udhëtoni për në Greqi në të gjitha pikat kufitare

Postuar

Nga


Shteti grek ka njoftuar sot që ka lehtësuar masat e kalimit të kufirit për të gjithë emigrantët shqiptarë.

Të gjithë ju që po ktheheni nga pushimet për në Greqi, për të kaluar kufirin duhet të jeni të pajisur me:

  1. Tampon i shpejtë antigjenik (rapid antigen test), i cili ka vlefshmërinë për 48 orë

ose

  1. Test PCR me vlefshmëri 72 orë

ose

  1. Çertifikatë vaksinimi, ku shtetasi duhet të ketë kaluar 14 ditë nga doza e dyte e vaksinës.

TAMPONIN e SHPEJTË ANTIGJENIK mund ta kryeni në klinikën KEIT për vetëm 25 euro dhe përgjigjja del për 10 minuta. Bashkëngjitur merrni CERTIFIKATËN e AKREDITIMIT nga SHTETI SHQIPTAR dhe APROVIMIN nga SHTETI GREK që e pranon kalimin e kufirit me këtë test.

Në faqet zyrtare të qeverisë greke është e shkruar qartë që kufiri grek e pranon testin e shpejtë, por deri më sot ky vendim, ndonëse zbatohej me përpikmëri nga pikat kufitare të Kapshticës, Sarandës, Qafë Botës, Rinasit etj, nuk respektohej vetëm nga efektivët grekë në kufirin e Kakavijës, ku pranohej ekskluzivisht vetëm testi PCR. Pas shumë përplasjesh dhe momente konfuzioni, u pranua edhe nga pala greke e Kakavijës kalimi i kufirit edhe me TESTET e SHPEJTA ANTIGJENIKE, te cilat Klinika KEIT i disponon te certifikuara nga Komuniteti Europian dhe të akredituara nga Ministria e Shëndetësisë Shqiptare.

Shumë udhëtarë kanë kaluar kufirin nëpërmjet përgjigjes negative të TESTIT të SHPEJTË ANTIGJENIK të kryer në klinikën KEIT.




Komentet

VAZHDO TA LEXOSH

Aktualitet

Publikohen datat e riprovimeve për maturantët që nuk ia dolën dot në qershor

Postuar

Nga


Për të gjithë ato maturantë që nuk ia dolën në një nga provimet e Maturës Shtetërore, Ministria e Arsimit ka publikuar ditën e sotme datat e riprovimeve.

Provimi i Gjuhës së Huaj do të zhvillohet në datë 24 gusht, Matematika në 31 gusht, ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në 27 gusht dhe Lënda me Zgjedhje në 3 shtator. Provimet do të fillojnë në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta.

Ashtu si dhe radhët e kaluara, edhe kësaj here provimet do të zhvillohen duke respektuar të gjitha masat që parandalojnë përhapjen e Covid-19 dhe në çdo klasë nuk lejohen më shumë se 10-15 maturantë.

Kujtojmë se provimi i matematikës së Maturës Shtetërore u kundërshtua nga shumë nxënës në të gjithë vendin.

Pas përfundimit të provimit, ata u shprehën se kishte një nivel vështirësie mbi mesataren dhe në tezë kishte pyetje, që nuk i kanë mësuar në shkollë. Nxënësit dolën në protestë dhe kërkuan rishikim të tezës.

Si reagim ndaj kësaj, Ministria e Arsimit njoftoi më herët se do të bëjë një rishikim të tezës dhe u vendos që të ulet kufiri minimal i pikëve për çdo notë.

Nisur nga shqetësimet e maturantëve, mësuesve, prindërve, dhe pa dyshim duke konsideruar situatën e një viti jo normal e të vështirë të pandemisë, ku pavarësisht se maturantët në të gjithë vendin kanë qenë çdo ditë në mësim në shkollë, përveç 10 bashkive me risk të lartë ku për 6 javë mësimi u zhvillua ‘online’, kemi vendosur të plotësojmë kërkesën e maturantëve për të ulur kufirin minimal të pikëve për çdo notë”, shprehet Kushi, përmes një video mesazhi në “Facebook”.




Komentet

VAZHDO TA LEXOSH

Trendet e Momentit