Na ndiqni :

Aktualitet

Eri rrëfen gjithçka: Nga lídhjet e vajzave tek skenarët e Olsa Muhametit

Postuar

Para disa ditësh, Eri Aga, ish-konkurrenti i “Për’Puthen”, zbùloi të fshéhta nga programi.

Ai tregoi se autorja e programit, Olsa Muhameti, nuk e kishte lejuar që të zhvillonte një takim me helikopter me Ledjanën, ndërsa më vonë kjo gjë ndodhi gjatë takimit të Jasminës me Princin.

Ai shtòi se Olsa është ajo që cakton takimet për vajzat dhe se gjithçka aty ecën në bazë të një skénari.

Ditën e sotme Eri ishte i ftuar në emisionin “Express Rozë”, ku ka treguar gjithë të vërtetat për emisionin. Ai u shpreh se edhe largimi i tij është përgatitur me skénar, sepse është përplésur shpesh me Olsën.

“Kjo skéna e fundit është orgénizuar posaçërisht për të më héqur mua. Kam marr vesh nga burime të sigurta që kanë thënë gjej një mënyrë për të héqur Erin nga Top Channel, sepse unë jam zénë shumë herë aty brenda, sepse kuptoja filmat e Olsës që ju thërriste gocave dhe çunave që i zgjidhte për takim.

Ajo ka disa që i sjell rrotull dhe ju thotë ‘A do të bëhesh personazh? Atëherë do më bindesh mua’. Ajo mua nuk më ka ndihmuar kurrë, siç ndihmonte të tjerët. Kur fliste ndonjë vajzë për mua i thoshte mos fol për këtë, po do flasësh për këtë, që të bëhej personazh ai tjetri, jo Eri”, u shpreh ish-konkurrenti.

Eri bëri dhe një deklaratë shumë të fòrtë, teksa tregoi se Ledjana i ka pohuar me gojën e saj se nuk ka ndjenja për Mevlanin dhe se e gjithë historia e tyre është përgatitur me skénar.

“Unë arrita ta pëlqeja Ledjanën, sepse vetëm ajo më tërhíqte si vajzë. Unë prandaj them që janë të gjitha të planifikuara, sepse kur kam bërë takimin e dytë me Ledjanën e pyeta a ke ndjenja për Mevlanin, që dhe unë të tërhíqesha. Jo më tha nuk kam ndjenja dhe mu betua për vëllain, për familjen. Ndërsa tani kur vjen puna puthet me Mevlanin për show. Lídhja e tyre është skénar, ata për dy javë do dalin çift bashkë”, tregoi Eri.

Ai tha se të gjitha vajzat në program, përveç Sarës, kanë lídhje jashtë programit. Madje Eri u shpreh me bindje se Ledjana ka një të dashur jashtë shtetit, ndërsa kjo e fundit e ka mohuar.

Gjithashtu ai tregoi se edhe Ana Kauri është e lídhur me një djalë prej 3 vitesh dhe madje e konsideroi atë si vajzën më fallco.

Në fund ai shtoi se është shumë i lumtur që është larguar, sepse në “Për’Puthen” ka përjetuar shumë strés për shkàk të gjithë lojërave që bëheshin.

Komentet

Aktualitet

Zyrtare: Nga 9 gushti, askush në Francë nuk lejohet në lokal pa pasaportën e Covid-19

Postuar

Nga


Qeveria franceze ka vendosur kufizime për njerëzit e pavaksinuar, ndërs rastet me koronavirus kanë ardhur gjithnjë e në rritje.

Nga data 9 gusht, në Francë do të jetë e detyrueshme pasaporta e Covid-19 për hyrjen në vende publike si lokale apo nëse do duhet të udhëtojnë me tren ose avion. Që të jetë e vlefshme, pasaporta duhet të vërtetojë që personi është i vaksinuar plotësisht, të ketë test negativ për Covid si dhe të jetë i shëruar.

Lajmi u bë me dije ditën e djeshme nga zëdhënësi i qeverisë franceze Gabriel Attal. Projektligji i zgjatjes së lejes së shëndetit, i cili u miratua nga Parlamenti të dielën në mbrëmje, së pari duhet të miratohet nga Këshilli Kushtetues, i cili duhet të shpallë vendimin e tij në 5 gusht.

Kujtojmë se ky projektligj nxiti protesta masive në Francë, por mesa duket qeveria është e vendosur për ta çuar përpara këtë vendim për paralindimin e rritjes së rasteve me Covid-19.

Po ashtu, edhe në Itali nga data 6 gusht, të gjithë qytetarët mbi 12 vjeç mund të hyjnë në restorante, kinema, teatër, pishina, palestra, por edhe në panaire, festivale, konferenca, parqe dëfrimi, salla lojërash, pjesëmarrje në gara vetëm duke paraqitur “kartën e gjelbër” që tregon se janë vaksinuar.

Në restorante do të jetë e nevojshme të paraqitet “karta e gjelbër” si për klientët ashtu edhe për punëtorët.

 

 




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Aktualitet

Bëni tamponin e shpejtë antigjenik në klinikën KEIT dhe udhëtoni për në Greqi në të gjitha pikat kufitare

Postuar

Nga


Shteti grek ka njoftuar sot që ka lehtësuar masat e kalimit të kufirit për të gjithë emigrantët shqiptarë.

Të gjithë ju që po ktheheni nga pushimet për në Greqi, për të kaluar kufirin duhet të jeni të pajisur me:

  1. Tampon i shpejtë antigjenik (rapid antigen test), i cili ka vlefshmërinë për 48 orë

ose

  1. Test PCR me vlefshmëri 72 orë

ose

  1. Çertifikatë vaksinimi, ku shtetasi duhet të ketë kaluar 14 ditë nga doza e dyte e vaksinës.

TAMPONIN e SHPEJTË ANTIGJENIK mund ta kryeni në klinikën KEIT për vetëm 25 euro dhe përgjigjja del për 10 minuta. Bashkëngjitur merrni CERTIFIKATËN e AKREDITIMIT nga SHTETI SHQIPTAR dhe APROVIMIN nga SHTETI GREK që e pranon kalimin e kufirit me këtë test.

Në faqet zyrtare të qeverisë greke është e shkruar qartë që kufiri grek e pranon testin e shpejtë, por deri më sot ky vendim, ndonëse zbatohej me përpikmëri nga pikat kufitare të Kapshticës, Sarandës, Qafë Botës, Rinasit etj, nuk respektohej vetëm nga efektivët grekë në kufirin e Kakavijës, ku pranohej ekskluzivisht vetëm testi PCR. Pas shumë përplasjesh dhe momente konfuzioni, u pranua edhe nga pala greke e Kakavijës kalimi i kufirit edhe me TESTET e SHPEJTA ANTIGJENIKE, te cilat Klinika KEIT i disponon te certifikuara nga Komuniteti Europian dhe të akredituara nga Ministria e Shëndetësisë Shqiptare.

Shumë udhëtarë kanë kaluar kufirin nëpërmjet përgjigjes negative të TESTIT të SHPEJTË ANTIGJENIK të kryer në klinikën KEIT.




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Aktualitet

Publikohen datat e riprovimeve për maturantët që nuk ia dolën dot në qershor

Postuar

Nga


Për të gjithë ato maturantë që nuk ia dolën në një nga provimet e Maturës Shtetërore, Ministria e Arsimit ka publikuar ditën e sotme datat e riprovimeve.

Provimi i Gjuhës së Huaj do të zhvillohet në datë 24 gusht, Matematika në 31 gusht, ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në 27 gusht dhe Lënda me Zgjedhje në 3 shtator. Provimet do të fillojnë në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta.

Ashtu si dhe radhët e kaluara, edhe kësaj here provimet do të zhvillohen duke respektuar të gjitha masat që parandalojnë përhapjen e Covid-19 dhe në çdo klasë nuk lejohen më shumë se 10-15 maturantë.

Kujtojmë se provimi i matematikës së Maturës Shtetërore u kundërshtua nga shumë nxënës në të gjithë vendin.

Pas përfundimit të provimit, ata u shprehën se kishte një nivel vështirësie mbi mesataren dhe në tezë kishte pyetje, që nuk i kanë mësuar në shkollë. Nxënësit dolën në protestë dhe kërkuan rishikim të tezës.

Si reagim ndaj kësaj, Ministria e Arsimit njoftoi më herët se do të bëjë një rishikim të tezës dhe u vendos që të ulet kufiri minimal i pikëve për çdo notë.

Nisur nga shqetësimet e maturantëve, mësuesve, prindërve, dhe pa dyshim duke konsideruar situatën e një viti jo normal e të vështirë të pandemisë, ku pavarësisht se maturantët në të gjithë vendin kanë qenë çdo ditë në mësim në shkollë, përveç 10 bashkive me risk të lartë ku për 6 javë mësimi u zhvillua ‘online’, kemi vendosur të plotësojmë kërkesën e maturantëve për të ulur kufirin minimal të pikëve për çdo notë”, shprehet Kushi, përmes një video mesazhi në “Facebook”.




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Trendet e Momentit