Na ndiqni :

ShowBiz

Fqinji i Miss-it shqiptar u dënua me 4 vite burg për abuzim seksual ndaj saj, zbulohen detaje të reja nga aktgjykimi

Postuar


Janë zbuluar detaje të reja nga historia shokuese e Miss Kosovës, Tuti Sejdiu.

Së fundmi, “Gazeta Express” ka bërë publike aktgjykimin mbi çështjen e saj, por nuk përmendet fakti se ajo është përdhunuar apo trafikuar nga fqinji i saj, siç dhe ajo ka deklaruar.

Duke u bazuar në këtë aktgjykim, i pandehuri është arratisur në Serbi kur familja e të miturës zbuloi lidhjen e tyre. Në dëshminë e tij ai ka treguar se çdo gjë ka ndodhur me dëshirë.

“A.K. 1981, është fajtor sepse gjatë muajit shtator të vitit 2015 në vende të ndryshme në Gjilan, e pastaj më 26 shtator të vitit 2015 rreth orës 01:00, te moteli “C…”, në rrugën Gjilan-Ferizaj dhe gjatë qëndrimit të qytetit Shabac të Serbisë nga data 1 tetor 2015 deri më datën 6 tetor 2015 e ka keqpërdor seksualisht personin nën moshën 16-vjeç, tani të dëmtuarën e mitur Sh.S. e lindur në vitin 2002, duke kryer marrëdhënie seksuale me të. Pasi që është zbuluar lidhja e të miturës me të pandehurin nga të afërmit e saj, i akuzuari është arratisur në Serbi. Ndërsa më 15 tetor 2016 ai është dorëzuar në stacionin policor në Gjilan. Është vërtetuar se i akuzuari ka kryer veprën penale “keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16-vjeçare”. Gjykohet me burgim në kohëzgjatje prej 4-vjetësh”, -thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit.

Dëshmia:

“Kam filluar të punoj në shitoren time në Gjilan, aty ka ardhur dhe kemi shkëmbyer puthje. Prej atij momenti ka filluar lidhja dhe komunikimi përmes telefonit të babait të saj. Të nesërmen kemi shkuar te motel “C..”, dhe aty kemi pasur marrëdhënie seksuale me dëshirën dhe iniciativën e saj, pasi edhe më herët ajo kishte pasur marrëdhënie seksuale. E kam ditur që është e mitur, por nuk e kam ditur që është nën moshën 16-vjeç”, -dëshmoi ai.

Dëshmia e Tuti Sejdiut:

“Edhe pse fillimisht kam shkuar vullnetarisht, kam kërkuar nga ai që të më lëshojë. M’i ka dhënë edhe 10 euro dhe e ka ditur për moshën time. Është e vërtetë që kam dalë me të dhe kemi shkuar në motel në Gjilan. Ai ka kërkuar nga unë që të mos pranoj, nëse dikush më pyet për lidhjen tonë.”

Detaji i ri që përmendet në dosjen e çështjes është dhe fakti se si ajo kishte arritur që ta kalonte kufirin dhe të shkonte në Serbi në një kohë që ishte vetëm 13 vjeçe.

“Gjatë kohës së qëndrimit në Shabac, një herë kam tentuar që të iki nga shtëpia e tij sepse më ka goditur. Në Serbi kanë ardhur mami dhe babi im dhe më kanë marrë nga një vend ku isha e strehuar,”-tregoi ajo.

Kujtojmë se para pak ditësh ajo ka treguar për “Prive” se është trafikuar nga një komshi i saj nga Kosova drejt Serbisë. Miss Universe Kosova ka treguar se në ditën e tetë të atij makthi e shpëtoi Interpoli dhe e dërgoi në Kosovë.

“Komshiu im më dhunoi dhe më trafikoi nga Kosova në Serbi. Në atë kohë unë isha fëmijë 13 vjeç dhe nuk e kuptoja gjithçka dhe gjuhën serbe nuk e di e nuk e kam ditur as atëherë. Në ato momente e kam kuptuar se diçka nuk ishte në rregull. Mirëpo ditën e 8, kur shkova në Serbi më shpëtoi Interpoli dhe më solli në Kosovë pranë familjes time. Unë atë kapitull e kam mbyllur nuk merrem me të shkuarën, po luftoj vetëm për t’u vendosur drejtësi.

Kur më mori Interpoli më çoi në një qendër rehabilitimi dhe pastaj erdhi familja më mori. Po për t’i kaluar ato ditë dhe ato vite më është dashur të bëjë shumë sakrifica për t’i tejkaluar këto sfida. Por sfidat të bëjnë shumë të fortë”, ka rrëfyer Sejdiu.

 




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH
Advertisement

ShowBiz

Hoqi dorë nga lojërat olimpike për shkak të shëndetit mendor, Justin Bieber ka dy fjalë për gjimnasten

Postuar

Nga


Simone Biles hoqi dorë papritur nga gara në lojërat olimpike, duke përmendur si arsye kryesore problemet me shëndetin mendor. Duke ulur fanellën e saj të bardhë në mes të garës së gjimnastikës të martën në mbrëmje, Biles vlerësoi situatën dhe kuptoi se nuk do të ishte e shëndetshme të vazhdonte garën. Të mërkurën, ajo u tërhoq nga konkurrenca përfundimisht për t’u përqëndruar në mirëqenien e saj mendore.

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe këngëtari Justin Bieber. Ky i fundit ka mbështetur publikisht vendimin e gjimnastes dhe është shprehur krenar, që ajo ka vendosur të parin shëndetin mendor e më pas punën e saj. Ai ka rikujtuar po ashtu kohën kur hoqi dorë nga turneu “Purpose”, për t’i kushtuar më shumë vëmendje shëndetit të tij mendor.

“Askush nuk do e kuptoj presionin me të cilin ju përballeni! E di që ne nuk njihemi, por jam shumë krenar për vendim që more. Është aq e thjeshtë sa çfarë do të thotë të fitosh gjithë botën, por të humbasësh shpirtin tënd.

Ndonjëherë jo-të tona janë shumë më të fuqishme se po-të. Kur ajo gjëja që të pëlqen fillon të të rrëmbejë lumturinë është e rëndësishme që të bësh një hap mbrapa për ta vlerësuar pse. Njerëzit mendonin se unë isha i çmendur që nuk përfundova turneun “Purpose”, por jo ishte gjëja më e mirë që mund të bëja për shëndetin tim mendor! Shumë krenar për ty!”, shkruan Bieber në një postim në Instagram.

 




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

ShowBiz

Shakira përfshihet në telashe, këngëtarja rrezikon burgun për një shkelje të rëndë

Postuar

Nga


Shakira është përfshirë së fundmi në telashe për shkak të mospagimit të taksave. Thuhet se këngëtarja është hedhur në gjyq, sepse nuk ka paguar një vlerë prej 13 milionë paund ose 15.2 milionë euro.

Sipas DailyMail, prokurorët spanjollë akuzojnë këngëtaren 44-vjeçare për gjashtë vepra penale, të cilat mund ta çojnë Shakira-n në burg nëse ato vërtetohen dhe artistja dënohet.

Sipas prokurorëve këngëtarja e hitit “Hips Don’t Lie” nuk pagoi taksat në Spanjë gjatë viteve 2012, 2013 dhe 2014. Shakira është shprehur më herët se gjatë atyre viteve ajo jetonte në Bahamas dhe nuk ishte banore e Spanjës dhe se ka vizituar vendin vetëm në disa raste sporadike e për këtë arsye nuk i është dashur të paguajë taksa.

Sipas një gjykatësi ka prova të mjaftueshme që Shakira të shkojë në gjyq për shmangien e pagesës së taksave. Nga ana tjetër thuhet se Shakira ka në plan që të paraqesë një apel në Gjykatën e Barcelonës kundër këtij vendimi.

Muzikantja ka këmbëngulur më parë se ajo është e pafajshme për evazion fiskal pasi u mor në pyetje nga një gjykatës spanjoll.

Prokurorët pretenduan se super ylli dështoi të paguajë taksat në Spanjë pavarësisht se ishte rezidente në vend për katër vjet para vitit 2014. Ndërsa ajo pretendohet të jetë transferuar në Spanjë në vitin 2011 kur u bë publike lidhja e saj me futbollistin Gerard Pique, prokurorët pretendojnë se ajo mbajti vendbanimin e saj zyrtar të taksave në Bahamas deri në vitin 2015 kur filloi të paguante taksa në Spanjë.

 




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

ShowBiz

Këngëtarja e famshme detyrohet t’i paguajë 200 mijë dollarë në muaj ish-bashkëshortit pas divorcit

Postuar

Nga


Këngëtarja Kelly Clarkson është urdhëruar që t’i japë ish-bashkëshortit të saj, Brandon Blackstock një shumë prej rreth 200.000 dollarë në muaj pas divorcit të tyre. Pjesa më e madhe e shumës, rreth 150 mijë dollarë do të jepen si ndihmë bashkëshortore dhe 45.601 dollarë për mbështetjen e dy fëmijëve të tyre, River dhe Remington. Clarkson ka kujdestarinë kryesore për të dy fëmijët.

Dyshja e njohur paraqitën kërkesën e tyre për divorc në qershor të 2020-s. Blackstock kërkoi që të merrte dyfishin e shumës përfundimtare si mbështetje financiare, që do të thotë se dëshironte të merrte rreth 436 mijë dollarë në muaj.

Gjithashtu këngëtares i duhet t’i paguajë ish-bashkëshortit të saj 1.25 milion dollarë për të mbuluar tarifat e avokatit dhe shpenzimet e vazhdueshme gjatë procesit të divorcit. Të ardhurat mujore të Clarkson llogariten të jenë 1.5 milionë dollarë dhe shuma që duhet t’i japë ish-bashkëshortit është një “dëm mjaft i vogël” për të.

Blackstock ka punuar si menaxher i Clarkson që nga viti 2007, së bashku me babanë e tij Narvel. Pas divorcit këngëtarja akuzoi ekipin e menaxhimit për mashtrim duke pretenduar se kanë punuar pa licencë dhe se i detyrohen asaj miliona.

Ndërkohë sipas dokumenteve të divorcit, ai ka vendosur të heqë dorë nga puna si menaxher dhe tashmë ka nisur të punojë si fermer me kohë të plotë. Ai do të mbajë fermën e çiftit, të cilën Clarkson më parë donte ta shiste, dhe do të jetë përgjegjës për rreth 81.000 dollarë në muaj pagesa për hipotekën dhe mirëmbajtjen.




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Trendet e Momentit