Na ndiqni :

ShowBiz

Gati për një tjetër hit! Loredana ka dy fjalë për Mozzik

Postuar

Ditën e djeshme përmes një postimi në Instagram, Mozzik lajmëroi fansat se ka një surprizë të madhe për ta. Ai zbuloi se në mesnatën e 9 korrikut do të publikojë një këngë të re, që do të mbajë titullin “Dashni me photohop”.

“Sit bohet e premte , sit him n’diten e 9 korrikit n’ora 00:00 , e kom 1 torte te mire per krejte juve 🎉

D a s h n i me F o t o s h o p 💝”, shkroi reperi krahas imazhit të shkëputur nga klipi i këngës, ku shfaqet përkrah disa vajzave.

Ndërkohë për këtë këngë ne nuk dimë asnjë detaj, por është një person që ka dëgjuar pararakisht gjithë hitet që ka përgatutur Mozzik. Loredana, partnerja e tij ka treguar se ka dëgjuar gjithë këngët që ka bërë gati reperi dhe ka shkruar dy fjalë për të në Instagram.

O Mozzik nalu me këto hite Kosovësss se lujta”, shkruan Loredana përkrah një postimi në Instagram.

Kujtojmë se para pak ditësh, Loredana dhe Mozzik, publikuan këngën e tyre të parë pas ribashkimit. Kënga me titull “Rosenkrieg” tregon gjithë historinë e tyre pas ndarjes dhe videoklipi i dy artistëve flet shumë.

“Çdo gjë ndodhi sepse ne ishim shumë të dashuruar. Tani të gjithë po jetojnë me luftën tonë të trëndafilave. Shumë ndjenja u kthyen në politikë”, shprehen dyshja në këngë.

Po ashtu dyshja kanë sjellë së fundmi dhe këngën “Oh Digga” që është pëlqyer menjëherë nga fansat.


Komentet

ShowBiz

Tragjike! Aktori i njohur ndërron jetë në moshën 45-vjeçare, gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

Postuar

Nga

Arti në zi: Këngëtari i njohur shqiptar ndahet nga jeta


Dieter Brummer, aktori shumë i njohur për rolin e tij si Shane Parrish në projektin dramë ”Home and Away”, ka ndërruar jetë në moshën 45-vjeçare.

Brummer u gjet i vdekur në një shtëpi në Sidney. Policia e NSW konfirmoi se gjeti trupin e një burri 45-vjeçar në një shtëpi. Ata thanë se vdekja nuk besohej të ishte e dyshimtë.

Steve Comey, aktori i njohur, lëshoi një deklaratë në emër të familjes së Brummer, duke konfirmuar vdekjen.

“Ne humbëm Dieter-in tonë të bukur, të talentuar, qesharak, të komplikuar dhe të dashur. Ai ka lënë një boshëllek në jetën tonë dhe bota jonë nuk do të jetë kurrë e njëjtë”, tha ai.

Ekipi i prodhimit të “Home and Away” dhe Channel 7 thanë se ishin tepër të trishtuar nga vdekja e parakohshme e aktorit.

“Dieter ishte një anëtar i kastit shumë i dashur për “Home and Aëay”. Ne i dërgojmë ngushëllimet tona të sinqerta familjes dhe miqve të Dieter gjatë kësaj kohe shumë të vështirë”, thanë ata.

Brummer ishte i njohur në ”Home and Away” gjatë viteve 1990, duke luajtur dashurinë e Angel Brooks të Melissa George. Më vonë, ai u shfaq në shfaqje të tjera televizive australiane duke përfshirë ”Neighbours” dhe ”Underbelly”.

 

 

/iconstyle.al




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

ShowBiz

“Mundohem që ta tejkaloj”, Lori Hoxha zbulon frikën e saj më të madhe!

Postuar

Nga


Lori Hoxha është një nga blogeret më të ndjekura në Shqipëri dhe shumë vajza drejtohen tek ajo nëse u duhet të marrin këshilla rreth modës e trendeve të bukurisë. Shpesh ajo ju lë hapësirë ndjekësve të saj në rrjete sociale për ta pyetur rreth gjithçkaje që duan të mësojnë dhe kurioziteti është gjithmonë shumë i madh.

Këtë radhë, ajo zgjodhi që të ndane me publikun detaje nga jeta e saj private si asnjëherë më parë. Në një intervistë për “Prive” ajo bëri të ditur se së fundmi i është dedikuar e gjitha televizionit, duke u marrë me përgatitjet e një programi të madh.

Por e gjeni dot se cila është frika më e madhe e saj?

 “Mundohem që të tejkaloj të gjitha frikërat e mia, por ajo që më bezdis akoma është klaustrofobia (pra frika nga ambjentet e mbyllura)”, u shpreh Lori dhe me shumë mundësi shumë gjetën veten.

Lori Hoxha është një nga ato personazhe që shpesh ka treguar se jeta e saj është shumë më ndryshe nga ajo çfarë shfaq në rrjete sociale. Ajo ka rrëfyer prej kohësh se ka probleme të theksuara me shëndetin mendor, sidomos me ankthin dhe atakët e panikut.

 

Më herët, blogerja tregoi se po kalon një periudhë të tillë mjaft të vështirë për shkak të ankthit. Gjatë një bisede virtuale dikush është interesuar dhe e ka pyetur se çfarë ndjen kur kalon kriza ankthi.

“Më duket sikur nuk jam prezente, sikur jam në ëndërr. Kam dhimbje kokë, dridhje trupi, lodhje ekstreme, nuk mund të përqëndrohem etj. Nuk mund ta heq qafe realisht”, ka treguar Lori.

 

 




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

ShowBiz

Pas shumë thashethemesh, Ledri Vula sqaron njëherë e mirë raportin e tij me Faton Shoshin

Postuar

Nga


Para disa ditësh në mediat rozë bëri bujë lajmi se Ledir Vula i kishte dhënë fund armiqësisë me ish-menaxherin e tij, Faton Shoshin. Në rrjete sociale qarkulloi një foto në të cilën Ledri dhe Fatoni shiheshin bashkë me një grup shoqëror në një lokal. U tha se ata ishin parë bashkë në jug të Shqipërisë dhe për këtë arsye të gjithë menduan se kishin rregulluar raportet.

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Pardon my french”, Ledri ka sqaruar një herë e mirë se si janë raportet me Fatonin. Ai theksoi se mes tyre janë ndërprerë vetëm marrëdhëniet e punës dhe se gjithmonë kanë qenë miq të mirë.

“ Unë e kam vazhduar miqësinë me Fationin, por ai ka edhe portalin “Indeksonline” dhe është fokusuar të pjesa e medias”, tha Ledri.

Gjithashtu ai foli edhe për marrëdhënien me Flori Mumajesin, me të cilin ka realizar dy bashkëpunime “Nuk ma la” dhe “Beautiful”.

“Marrëdhënia është shumë e mirë. E respektoj shumë. I vetmi njeri që ndjehet rehat nën lëkurën e vet. Më shkruan ‘Ku je o artist me A të madhe’. Raportet janë të mira por është një kohë që s’kemi bërë diçka”, tha ai.

Po ashtu Ledri u ndal edhe tek një tjetër artiste me të cilën ka bashkëpunuar disa vite më parë, Era Istrefi.

“Erën e kam shumë shoqe. Studio session kemi bërë shumë herë.Kemi bërë disa këngë, por ajo është më shumë e fokusuar jashtë. Kur të kthehet do vazhdojmë bashkëpunimet”, u shpreh reperi.




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Trendet e Momentit