Na ndiqni :

ShowBiz

Gold AG flet për herë të parë pas sherrit me Noizy: “Kemi ndarë bashkë…”

Postuar

Një ndër reperët më në zë të momentit, Gold Ag ka qenë së fundmi i ftuar në emsionin “Glamour Zone” në Rtv Ora, ku ka treguar dhe sqaruar marrëdhënien me kolegun e tij, Noziy.

Ata të dy dikur kanë qënë miq mjaft të mirë dhe madje kanë bashkëpunuar në realizimin e një kënge.

Mirëpo marrëdhënia e dyshes u kris dhe asokohe reperët bënë deklarata të forta kundër njëri-tjetrit në media.

Gold Ag ka treguar se çfarë ka ndodhur dhe çfarë raportesh ruajnë ata pas kaq vitesh.

Teksa gazetarja dhe autorja e programit ‘Glamour’ Ester Bylyku e pyti reperin kosovar se çfarë marrëdhënie ke sot me Noizy, ai u përgjigj kështu:

“Nuk jemi takuar prej një kohe të gjatë. Inatin nuk ia kam, dhe nuk ia kam patur. Kemi patur një mosmarrëveshje, nga të dyja palët, edhe faji im edhe faji i tij”, tha ai fillimisht.

“Ndoshta shejtani na bëri të dy zi, sepse s’kemi patur as ara dhe as livadhe për të ndarë”.

“Ka qenë një budallallëk dhe vazhdoj ta respektoj. Madje edhe kur ka patur një pròblem në Prishtinë, edhe pas zònkës sonë më ka ardhur keq”, shtoi ai.

“Sa herë i kam shkuar në shtëpi dhe i kam ngrënë bukën, dhe sa herë e kam pritur në Prishtinë, këto nuk ia harroj kurrë, ndaj dhe s’do ta kem asnjëherë armik”, përfundoi Gold AG.

Komentet

ShowBiz

Shakira përfshihet në telashe, këngëtarja rrezikon burgun për një shkelje të rëndë

Postuar

Nga


Shakira është përfshirë së fundmi në telashe për shkak të mospagimit të taksave. Thuhet se këngëtarja është hedhur në gjyq, sepse nuk ka paguar një vlerë prej 13 milionë paund ose 15.2 milionë euro.

Sipas DailyMail, prokurorët spanjollë akuzojnë këngëtaren 44-vjeçare për gjashtë vepra penale, të cilat mund ta çojnë Shakira-n në burg nëse ato vërtetohen dhe artistja dënohet.

Sipas prokurorëve këngëtarja e hitit “Hips Don’t Lie” nuk pagoi taksat në Spanjë gjatë viteve 2012, 2013 dhe 2014. Shakira është shprehur më herët se gjatë atyre viteve ajo jetonte në Bahamas dhe nuk ishte banore e Spanjës dhe se ka vizituar vendin vetëm në disa raste sporadike e për këtë arsye nuk i është dashur të paguajë taksa.

Sipas një gjykatësi ka prova të mjaftueshme që Shakira të shkojë në gjyq për shmangien e pagesës së taksave. Nga ana tjetër thuhet se Shakira ka në plan që të paraqesë një apel në Gjykatën e Barcelonës kundër këtij vendimi.

Muzikantja ka këmbëngulur më parë se ajo është e pafajshme për evazion fiskal pasi u mor në pyetje nga një gjykatës spanjoll.

Prokurorët pretenduan se super ylli dështoi të paguajë taksat në Spanjë pavarësisht se ishte rezidente në vend për katër vjet para vitit 2014. Ndërsa ajo pretendohet të jetë transferuar në Spanjë në vitin 2011 kur u bë publike lidhja e saj me futbollistin Gerard Pique, prokurorët pretendojnë se ajo mbajti vendbanimin e saj zyrtar të taksave në Bahamas deri në vitin 2015 kur filloi të paguante taksa në Spanjë.

 




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

ShowBiz

Këngëtarja e famshme detyrohet t’i paguajë 200 mijë dollarë në muaj ish-bashkëshortit pas divorcit

Postuar

Nga


Këngëtarja Kelly Clarkson është urdhëruar që t’i japë ish-bashkëshortit të saj, Brandon Blackstock një shumë prej rreth 200.000 dollarë në muaj pas divorcit të tyre. Pjesa më e madhe e shumës, rreth 150 mijë dollarë do të jepen si ndihmë bashkëshortore dhe 45.601 dollarë për mbështetjen e dy fëmijëve të tyre, River dhe Remington. Clarkson ka kujdestarinë kryesore për të dy fëmijët.

Dyshja e njohur paraqitën kërkesën e tyre për divorc në qershor të 2020-s. Blackstock kërkoi që të merrte dyfishin e shumës përfundimtare si mbështetje financiare, që do të thotë se dëshironte të merrte rreth 436 mijë dollarë në muaj.

Gjithashtu këngëtares i duhet t’i paguajë ish-bashkëshortit të saj 1.25 milion dollarë për të mbuluar tarifat e avokatit dhe shpenzimet e vazhdueshme gjatë procesit të divorcit. Të ardhurat mujore të Clarkson llogariten të jenë 1.5 milionë dollarë dhe shuma që duhet t’i japë ish-bashkëshortit është një “dëm mjaft i vogël” për të.

Blackstock ka punuar si menaxher i Clarkson që nga viti 2007, së bashku me babanë e tij Narvel. Pas divorcit këngëtarja akuzoi ekipin e menaxhimit për mashtrim duke pretenduar se kanë punuar pa licencë dhe se i detyrohen asaj miliona.

Ndërkohë sipas dokumenteve të divorcit, ai ka vendosur të heqë dorë nga puna si menaxher dhe tashmë ka nisur të punojë si fermer me kohë të plotë. Ai do të mbajë fermën e çiftit, të cilën Clarkson më parë donte ta shiste, dhe do të jetë përgjegjës për rreth 81.000 dollarë në muaj pagesa për hipotekën dhe mirëmbajtjen.




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

ShowBiz

Ups! Bashkëshortja e tij tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me format trupore, Messi fshin videon ku stërviten bashkë!

Postuar

Nga


Futbollisti i madh, Lionel Messi nuk e ka lënë pas dore stërvitjen individuale duke ruajtur kështu formën fizike. Së fundmi, një video e tij nga palestra, ku shihet duke u stërvitur së bashku me bashkëshorten, Antonella-n duke u stërvitur ka bërë xhiron e rrjetit dhe është komentuar nga gjithë bota.

Format e partneres së tij perfekte kanë tërhequr vëmendje të madhe, duke bërë që ajo të flitet në të gjithë botën dhe kjo ka mjaftuar që Messi të shfaqë haptas xhelozinë për bashkëshorten.

Për shkak të numrit të madh të reagimeve, futbollisti ka vendosur që të fshijë më pas videon nga profili i tij, megjithëse tepër vonë, pasi ajo kishte bërë xhiron e botës.

Antonella dhe Leo Messi janë bashkë prej gati një jete, sepse të dy njihen që nga koha kur ishin fëmijë. Ndërkohë sot ata janë burrë e grua dhe madje prindër të 3 fëmijëve, Thiago, Mateo dhe Ciro.

Kujtojmë se në dasmën e tyre kishte të ftuar më shumë se 250 miq dhe familjarë, duke përfshirë edhe disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit. Në ceremoninë madhështore të dasmës ishin shumë të pranishëm edhe futbollistë, të tillë, si Neymar, Luis Suarez, Cesc Fabregas, por edhe ish-lojtar si Carles Puyol.




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Trendet e Momentit