Na ndiqni :

Teknologjia

Hakohet krijuesi i njohur i video lojërave, vidhen kodet burimore

Postuar


Hakerët kanë vjedhur informacione shumë të vlefshme nga publikuesi i video lojërave Electronic Arts (EA) bëri të ditur kompania.

Sulmuesit kanë arritur të shkarkojnë kodin burimor të lojërave si FIFA 21 dhe motorin Frostbite përdorur në disa lojëra të profilit të lartë.

EA tha se asnjë informacion lojtari nuk është vjedhur. Lajmi u raportua i pari nga Vice me afro 780GB të dhëna të vjedhura.

Kompania është një prej krijuesve më të mëdhenj një botë të video lojërave me tituj si Battlefield, Star Wars: Jedi Fallen Order, The Sims dhe Titanfall.

Me vjedhjen e kodit burimor, hakerët mund ta përdorin për të hakuar pjesë të ndryshme të produkteve. Frostbite që hakerët pretendojnë se kanë kodin burimor, është një mjet i fuqishëm për krijimin e dhjetëra video lojërave nga FIFA tek Battlefield.

Hakerët tashmë mund të krijojnë kode manipuluese dhe hakime të ndryshme për lojërat.



Komentet
VAZHDO TA LEXOSH
Advertisement

Teknologjia

CEO i Intel, kriza botërore e çipeve do të vazhdojë edhe për dy vite

Postuar

Nga


Shefi ekzekutiv i Intel, Pat Gelsinger, tha se më e keqja e krizës globale të çipeve nuk ka kaluar. Ai parashikon se situata do të bëhet akoma më keq në gjysmën e dytë të këtij viti dhe do të duhen të paktën 2 vite që ti rikthehemi normalitetit.

Problemet e shkaktuara nga kërkesa e lartë për pajisje për shkak të pandemisë, por edhe marrëdhëniet e acaruara tregtare mes SHBA-së dhe Kinës, kanë krijuar situatën tek e cila gjendemi sot.

CEO i Intel vuri theksin tek nevoja e normalizimit të marrëdhënieve me Kinën ndërsa ndërtimi i fabrikave të reja është jetike. Intel do të ndërtojë dy të tilla, një në SHBA dhe një në Evropë deri në fund të këtij viti.

25% e të ardhurave të Intel janë të lidhura ngushtë me Kinën dhe Gelsinger shpreson se kompania e tij mund të bëhet shkak për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.



Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Teknologjia

Sony ka shitur 10 milionë kopje të PlayStation 5

Postuar

Nga


Sony ka shitur më shumë se 10 milionë konsola PS5 bëri të ditur kompania. Në Prill Sony kishte raportuar 7.8 milionë konsola të shitura ndërsa PS5 vazhdon të tejkalojë shitjet e PS4 duke u bërë konsola me shitjen më të shpejtë në histori.

Edhe pse po shitet në shifra rekord, mungesa globale e çipeve e ka bërë shumë të vështirë blerjen e një konsole të tillë. Sony ndau edhe disa statistika të tjera të shitjesh së lojërave.

Konkretisht Spider-Man: Miles Morales ka shitur mëse 6.5 milionë kopje që nga debutimi në Nëntor ndërsa Ratcher & Clank: Rift Apart është shitur mëse 1.1 milionë kopje që nga muaji i kaluar.

Ndërsa Sony vazhdon të ndajë këto shifra, Microsoft e ka ndaluar publikimin e shitjeve në platformë prej kohësh.



Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Teknologjia

Biznesi cloud dërgon Microsoft drejt fitimeve rekord

Postuar

Nga


Biznesi i Microsoft vazhdon të lulëzojë falë lidershipit që gëzon në shërbimet cloud dhe aplikacionet e produktivitetit. Në raportin e tre mujorit të fundit kompania tha se kishte pasur 21% rritje të ardhurash krahasuar me vitin e kaluar duke arritur në 46.2 miliardë dollarë.

Akoma më impresionuese është rritja me 47% e fitimit në 16.5 miliardë dollarë. Çelësi i suksesit për Microsoft është ai që ka qenë vitet e fundit.

Shërbimi cloud u rrit me 30% dhe rritja vazhdon edhe në aplikacionet Office, Linkedin dhe shërbime të tjera dedikuar bizneseve që së bashku janë rritur me 25%. Madje edhe biznesi i kompjuterëve personal ku përfshihen Windows dhe Xbox u rritën me 9%.

Mbarë viti fiskal që kemi hyre ka qenë i fuqishëm për Microsoft. Për 2021 Microsoft pret një rritje të ardhurash me 18% në 168 miliardë dollarë dhe fitim me 38% në 61 miliardë dollarë. /CIO Albanian



Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Trendet e Momentit