Na ndiqni :

Teknologjia

Huawei: Ndërtojmë sistemin e parë plotësisht të automatizuar për makinat elektrike

Postuar


Gjiganti Kinez i teknologjisë Huawei do të zhvillojë teknologji të makinave pa shofer për pasagjerët deri më 2025-ën tha një ekzekutiv i kompanisë ditën e Enjte.

Prodhuesi më i madh në botë i pajisjeve të telekomunikacionit ka nisur një përpjekje për të diversifikuar biznesin pas sanksioneve Amerikane.

Dhjetëra startupe e firma të mëdha teknologjike si Baidu në Kinë kanë shtuar përpjekjet për ndërtimin e sistemeve të vetëdrejtimit të cilët do të sjellin ndryshime drastike në industrinë e transportit.

Tashmë Huawei po i kthehen makinave elektrike inteligjente pasi biznesi global i smartfonëve u godit nga sansksioent Amerikane. Administrata e kaluar e Trump e kishte shpallur kompaninë kërcënim për sigurinë kombëtare.

“Objektivi ynë është të ndërtojmë një makinë të vërtetë pa drejtues deri më 2025,” tha wang Jun, drejtues i divizionit të makinave inteligjente të Huawei.



Komentet
VAZHDO TA LEXOSH
Advertisement

Teknologjia

Zhvlerësohet Uber pas raportimeve për largimin e një aksioneri të rëndësishëm

Postuar

Nga


Aksionet e Uber ranë ditën e Enjte pas raportimeve se firma investuse në teknologji SoftBank do të shesë 1/3 e aksioneve të saj.

Sipas një raporti SoftBank do të shesë 2 miliardë dollarë aksione për të mbuluar investimet në kompani të tjera. Duke shitur 45 milionë aksione, SoftBank do të hiqte dorë prej 1/3 së tyre.

Gjiganti i teknologjisë ka investuar afro 4 miliardë dollarë në aksione në kompaninë simotër Kineze Didi.

Ndërsa në 2018-ën kujtojmë se SoftBank hodhi 7.6 miliardë dollarë në Uber ndjekur nga 333 milionë të tjera të njëjtin vit. Uber zotëron afro 13% të aksioneve të Didi pasi kompania Amerikane shiti operacionet e saj në Kinë tek rivali në fjalë 5 vite më parë.

Në Didi SoftBank zotëron 20% të aksioneve dhe është aksioneri më i madh.



Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Teknologjia

Kriza globale e çipeve mund të godasë smartfonët

Postuar

Nga


Kriza globale e çipeve kompjuterike ka prekur çdo gjë, nga automjetet tek konsolat e video lojërave. Si duket në listë janë smartfonët tashmë.

Çipet kanë qenë në furnizim të ulët këtë vit për disa faktorë, nga mbyllja e fabrikave për shkak të pandemisë së Covid-19, tek kërkesa e lartë për pajisje elektronike.

Prodhuesit e makinave janë goditur veçanërisht nga kriza ku General Motors dhe Ford kanë ndaluar prodhimin e disa modeleve.

Konsolat e video-lojërave si Xbox Series X dhe PlayStation 5 janë bërë shumë të vështirë për tu blerë. Smartfonët deri më sot i kanë shpëtuar për mrekulli duke qenë se kompani si Apple dhe Samsung kanë pasur rezerva.

Megjithatë prodhuesit e smartfonëve kanë filluar të ndjejnë impaktin e krizës globale të çipeve. Kërkesa për smartfonë ra në 2020-ën me Gartner që thotë se shitjet u tkurrën me 12.5%.

Megjithatë këtë vit kërkesa ka filluar dhe është e fuqishme. Në tre mujorin e parë të 2021 sipas Gartner, shitjet e smartfonëve u rritën me 26%.

Ditën e Marte CEO i Apple Tim Cook kishte thënë se kriza mund të ndikojë tek shitjet e iPhone dhe iPad. Lenovo, HMD Global dhe TCL po vuajnë gjithashtu.



Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Teknologjia

Rritet konkurrenca në telefoninë celulare

Postuar

Nga


Shkalla e përqendrimit të tregut të telefonisë celulare ra lehtë vitin e kaluar, për herë të parë që pas daljes nga tregu të operatorit të katërt, Plus Communication.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike (AKEP), indeksi HHI i përqendrimit të tregut, i matur sipas të ardhurave totale nga komunikimet elektronike, ra në 4129, nga 4149 që kishte qenë një vit më parë.

Indeksi HHI matet si shuma e pjesës së tregut, të ngritur në fuqi të dytë, të secilës firmë. Një rënie e indeksit HHI nënkupton se tregu ka një shkallë më të ulët përqendrimi dhe, në parim, është më konkurrues. Zakonisht, pragu poshtë të cilit një treg pranohet si konkurrues është 1500. Në intervalin mes 1500 dhe 2500 tregu vlerësohet me përqendrim të moderuar, ndërsa një shkallë mbi 2500 tregon përqendrim të lartë.

Megjithatë, për tregjet e telefonisë celulare nivelet më të larta të përqendrimit pranohen si normale. Këto tregje klasifikohen si oligopole natyrore dhe përgjithësisht ato kanë numër operatorësh më të ulët dhe shkallë përqendrimi më të lartë krahasuar me tregjet e tjera, ku nuk ekzistojnë barriera të mëdha hyrëse.

Ulja e shkallës së përqendrimit vitin e kaluar erdhi sidomos falë rritjes së pjesës së tregut të operatorit të dytë më të madh, One Telecommunications. Sipas AKEP, vitin e kaluar pjesa e tregut të One u rrit në 34%, nga 31% që kishte qenë një vit më parë. Në fakt të ardhurat e të gjithë operatorëve vitin e kaluar pësuan rënie, mesatarisht me 9%. Por, One ishte operatori që pësoi rënien më të të kufizuar, me vetëm 2% krahasuar me një vit më parë. Për Vodafone Albania, rënia e të ardhurave ishte 11%, ndërsa për Albtelecom kjo rënie arriti në 16%.

Vodafone ngelet ende me diferencë të madhe operatori më i madh në treg, me 53% të të ardhurave, por pjesa e tij e tregut ka rënë me një pikë përqindje krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, operatori i tretë, Albtelecom ka pësuar një rënie me afërsisht dy pikë në pjesën e tregut, të matur sipas të ardhurave nga shërbimet celulare.

Ndryshimi i pronësisë mbi kompaninë ONE duket se i ka dhënë një gjallërim konkurrencës në tregun celular. Megjithatë, AKEP ka shprehur shqetësimin se konkurrenca po shoqërohet edhe me praktika të çmimeve grabitqare, që mund të dëmtojnë sidomos operatorët më të vegjël dhe në tërësi aftësinë e tregut për të siguruar fitime të mjaftueshme për të mbështetur investime të reja në të ardhmen.

Sipas të dhënave nga AKEP, rezultati i përbashkët i tre operatorëve celularë për vitin e kaluar ishte negativ në vlerën e rreth 235 milionë lekëve, në përkeqësim të dukshëm nga viti 2019, kur rezultati agregat kishte qenë pozitiv për më shumë se 1 miliardë lekë.

Përcaktuese në këtë përkeqësim ka qenë tkurrja e ndjeshme e rezultatit të kompanisë Vodafone Albania, që raportoi një fitim prej vetëm 120 milionë lekësh, ndërsa në vitin 2019 kishte arritur fitim për rreth 1.4 miliardë lekë. Ndikim negative dha edhe rezultati i Albtelecom, që thelloi humbjet për të dytin vit radhazi. Sipas AKEP, Albtelecom humbi rreth 1.18 miliardë lekë, nga 645 milionë lekë që kishte qenë humbja e vitit të mëparshëm.

I vetmi operator që për vitin e kaluar arriti të përmirësonte rezultatin e vet financiar ishte One, që raportoi një fitim në vlerën e 820 milionë lekëve, nga 285 milionë lekë fitim që kishte arritur për vitin 2019.

/E.Shehu/Monitor



Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Trendet e Momentit