Na ndiqni :

ShowBiz

“Kisha ankth”, Demi Lovato përshkruan skenën e parë të seksit në një sheshxhirim

Postuar


Demi Lovato ka zbuluar në rrjete sociale se ka xhiruar një skenë seksi për një projekt, i cili pritet të publikohet së shpejti. Lovato ka shpjeguar se skena e seksit nuk shfaqet shumë, por ajo është ndjerë me shumë vetëbesim dhe seksi në xhirime.

“Më duhej të xhiroja një skenë seksi sot. Skena ime e parë! Kisha pak ankth, por kasti i aktorëve dhe grupi ishin shumë profesional dhe shumë e lehtë të punoje me ta, më qetësoi menjëherë. Më pas u kujtova se sa krenare jam që ndjehem mjaftueshëm komode nën lëkurën time për ta bërë këtë gjë. Më parë shumë rrallë zbuloja krahët… ndërsa tani po bëj këtë gjë! Nuk ndihem gjithmonë mirë nën lëkurën time, kështu që kur e bëj dhe ndjehem mjaftueshëm seksi postoj! Është e rëndësishme të festosh fitoret e vogla. Për këtë vetëbesim për trupin dhe për skenën e sikletshme të seksit”, shkroi Lovato përkrah një fotografie të saj.

 

Kujtojmë se prej disa javësh, Dermi Lovato po përflitet për në lidhje me motrën e Miley Cyrus, Noah Cyrus. Lovato dhe Cyrus u fotografuan të kapura për dore, muaj pasi nxitën thashethemet për një romancë. Demi dhe motra e vogël e Miley Cyrus u bënë bashkë në fillim të vitit për këngën “Easy”.




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH
Advertisement

ShowBiz

Pas shumë thashethemesh, Ledri Vula sqaron njëherë e mirë raportin e tij me Faton Shoshin

Postuar

Nga


Para disa ditësh në mediat rozë bëri bujë lajmi se Ledir Vula i kishte dhënë fund armiqësisë me ish-menaxherin e tij, Faton Shoshin. Në rrjete sociale qarkulloi një foto në të cilën Ledri dhe Fatoni shiheshin bashkë me një grup shoqëror në një lokal. U tha se ata ishin parë bashkë në jug të Shqipërisë dhe për këtë arsye të gjithë menduan se kishin rregulluar raportet.

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Pardon my french”, Ledri ka sqaruar një herë e mirë se si janë raportet me Fatonin. Ai theksoi se mes tyre janë ndërprerë vetëm marrëdhëniet e punës dhe se gjithmonë kanë qenë miq të mirë.

“ Unë e kam vazhduar miqësinë me Fationin, por ai ka edhe portalin “Indeksonline” dhe është fokusuar të pjesa e medias”, tha Ledri.

Gjithashtu ai foli edhe për marrëdhënien me Flori Mumajesin, me të cilin ka realizar dy bashkëpunime “Nuk ma la” dhe “Beautiful”.

“Marrëdhënia është shumë e mirë. E respektoj shumë. I vetmi njeri që ndjehet rehat nën lëkurën e vet. Më shkruan ‘Ku je o artist me A të madhe’. Raportet janë të mira por është një kohë që s’kemi bërë diçka”, tha ai.

Po ashtu Ledri u ndal edhe tek një tjetër artiste me të cilën ka bashkëpunuar disa vite më parë, Era Istrefi.

“Erën e kam shumë shoqe. Studio session kemi bërë shumë herë.Kemi bërë disa këngë, por ajo është më shumë e fokusuar jashtë. Kur të kthehet do vazhdojmë bashkëpunimet”, u shpreh reperi.




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

ShowBiz

Më në fund, pas më shumë se 1 viti bashkohet e gjithë familja Gjebrea!

Postuar

Nga


Familja Gjebrea ka qëndruar e ndarë për 1 vit e gjysmë. Për shkak të pandemisë e kushteve të tjera, Joni nuk mundi të takohej gjatë më shumë se 1 viti me njerëzit e tij të shtrenjtë. Mirëpo më në fund ata janë bërë të gjithë bashkë dhe nuk kishin si të mos e ndanin me të tjerët këtë momemnt kaq të lumtur.

Pas një viti e gjysmë, përsëri bashkë me Jon Gjebrea”, ka shkruar Arditi përkrah një fotografie familjare.

 

Të njëjtën foto ka postuar edhe Joni, i cili tregon se e ka ndjerë shumë mungesën e familjes.

Po e prisja këtë moment prej më shumë se 1 viti. Më keni munguar pafund”, shkruan Joni.

Joni prej disa vitesh tashmë jeton i vetëm në SHBA, por kjo ishte hera e parë që qëndronte për një kohë kaq të gjatë larg familjes. Ndërsa për Annën, më të voglën e shtëpisë, kjo është hera e parë që udhëton drejt SHBA-ve.

Joni nuk mund të ishte i pranishëm në Shqipëri as për ditëlindjen e Arditit. Megjithatë në mungesë të tij, Joni i dedikoi të atit fjalët që rrallë i dëgjojmë nga një djalë për babain.

“Urime ditelindjen vellai im i madh. Shpresoj që dita jote te jete po aq e vecante sa ti. Jam kaq me fat qe mund te te therras babai im @arditgjebrea”, shkroi Joni në urimin e veçantë për Ardit Gjebrean.




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

ShowBiz

Fjolla Morina në paraburgim, bashkëshorti i saj reagon për herë të parë

Postuar

Nga


Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi që Fjolla Morina të qëndrojë 40 ditë në paraburgim me dyshimin për trafikim me armë dhe arratisje nga vendi i paraburgimit. Masa e paraburgimit do llogaritet prej momentit kur Morina është arrestuar. Ky vendim do të jetë në fuqi deri në një vendim të radhës, që mund të jetë ekstradimi në Shqipëri, duke qenë se këngëtarja është e kërkuar nga autoritetet shqiptare.

Pas këtij vendimi ka reaguar për herë të parë në rrjete sociale Fisnik Syla, bashkëshorti i këngëtares. Ky i fundit ka publikuar në Instagram, disa foto nga dita e dasmës me Fjollën, që u organizua në ishujt Maldives ndërkohë që këngëtarja ishte në kërkim nga policia. Fisniku shprehet se të dy bashkë do e kalojnë këtë sfidë dhe është i bindur se drejtësia do të fitojë.

“Përgjithmonë bashkë, çdo herë me ty dhe për ty shpirti im… do ta kalojmë këtë sfidë dhe do të na mbetet si një ëndërr e padëshiruar. Jam i bindur se drejtësia do të fitojë dhe pafajësia e jote do të vërtetohet. Të dua sot dhe përgjithmonë jeta ime”, shkruan Fisniku në postimin e tij.

Kujtojmë se Fjolla Morina u arrestua në 19 korrik në dyqanin e saj në Prishtinë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

Kjo vjen si pasojë e arrestimit të saj vitin e kaluar në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri, ku ajo u kap me dy armë në makinë, teksa shoqërohej edhe nga bashkëshorti i saj, Fisnik Syla e një person i tretë.




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Trendet e Momentit