Na ndiqni :

ShowBiz

“Ku e ke krahun”, Leonora Jakupi dështon me photoshop-in dhe ndjekësit aq deshën

Postuar


Personazhet e njohur janë ata që përdorin më së shumti photoshopin për rregullim e imazheve, për t’u dukur sa më perfekt në rrjete sociale. Pre e photoshop-it ka rënë edhe Leonora Jakupi, që gjithmonë është cilësuar si një nga artistet më simpatike në trojet shqiptare.

Ajo ka publikuar së fundmi në Instagram një foto të saj, ku shfaqet shumë sensuale veshur me një fustan të zi, që i nxjerr në pah format perfekte trupore. Por gjithë ndjekësve ju ka rënë në sy fakti se në foto asaj nuk i dallohet fare krahu i majtë. Sipas ndjekësve të artistes ajo e ka zhdukur krahun me photoshop dhe ata nuk kanë ngurruar t’ja vënë në dukje në komente.

 

“Ku e ki dorën more”

“Ku e ke lanë krahun jo motër”

“Ku e ki more krahun e majtë? Make up (photoshop) edhe krahun aa”

“Shumë i mirë photoshopi”

“Photoshopi ta paska zhduk edhe krahun oj motër”, janë disa nga komentet e ndjekësve në foton e Leonorës.

Më herët gjatë një intervistë të dhënë para disa muajsh, Leonora u shpreh se nuk do tentojë kurrë të bëj tatuazh. Ajo u shpreh se janë të rrezikshëm për shëndetin dhe ndër arsyet është edhe besimi fetar.

“Arsye tjetër pse nuk i dua tatuazhet është se jam besimtare e madhe dhe feja jonë i ndalon, kështu që ka shumë motive që asnjëherë nuk më ka shkuar mendja të bëj diçka të tillë dhe jam kundër, pasi më pëlqen natyralja dhe ashtu si më ka falë Zoti”, u shpreh artistja.




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH
Advertisement

ShowBiz

Këngëtarja e famshme detyrohet t’i paguajë 200 mijë dollarë në muaj ish-bashkëshortit pas divorcit

Postuar

Nga


Këngëtarja Kelly Clarkson është urdhëruar që t’i japë ish-bashkëshortit të saj, Brandon Blackstock një shumë prej rreth 200.000 dollarë në muaj pas divorcit të tyre. Pjesa më e madhe e shumës, rreth 150 mijë dollarë do të jepen si ndihmë bashkëshortore dhe 45.601 dollarë për mbështetjen e dy fëmijëve të tyre, River dhe Remington. Clarkson ka kujdestarinë kryesore për të dy fëmijët.

Dyshja e njohur paraqitën kërkesën e tyre për divorc në qershor të 2020-s. Blackstock kërkoi që të merrte dyfishin e shumës përfundimtare si mbështetje financiare, që do të thotë se dëshironte të merrte rreth 436 mijë dollarë në muaj.

Gjithashtu këngëtares i duhet t’i paguajë ish-bashkëshortit të saj 1.25 milion dollarë për të mbuluar tarifat e avokatit dhe shpenzimet e vazhdueshme gjatë procesit të divorcit. Të ardhurat mujore të Clarkson llogariten të jenë 1.5 milionë dollarë dhe shuma që duhet t’i japë ish-bashkëshortit është një “dëm mjaft i vogël” për të.

Blackstock ka punuar si menaxher i Clarkson që nga viti 2007, së bashku me babanë e tij Narvel. Pas divorcit këngëtarja akuzoi ekipin e menaxhimit për mashtrim duke pretenduar se kanë punuar pa licencë dhe se i detyrohen asaj miliona.

Ndërkohë sipas dokumenteve të divorcit, ai ka vendosur të heqë dorë nga puna si menaxher dhe tashmë ka nisur të punojë si fermer me kohë të plotë. Ai do të mbajë fermën e çiftit, të cilën Clarkson më parë donte ta shiste, dhe do të jetë përgjegjës për rreth 81.000 dollarë në muaj pagesa për hipotekën dhe mirëmbajtjen.




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

ShowBiz

Ups! Bashkëshortja e tij tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me format trupore, Messi fshin videon ku stërviten bashkë!

Postuar

Nga


Futbollisti i madh, Lionel Messi nuk e ka lënë pas dore stërvitjen individuale duke ruajtur kështu formën fizike. Së fundmi, një video e tij nga palestra, ku shihet duke u stërvitur së bashku me bashkëshorten, Antonella-n duke u stërvitur ka bërë xhiron e rrjetit dhe është komentuar nga gjithë bota.

Format e partneres së tij perfekte kanë tërhequr vëmendje të madhe, duke bërë që ajo të flitet në të gjithë botën dhe kjo ka mjaftuar që Messi të shfaqë haptas xhelozinë për bashkëshorten.

Për shkak të numrit të madh të reagimeve, futbollisti ka vendosur që të fshijë më pas videon nga profili i tij, megjithëse tepër vonë, pasi ajo kishte bërë xhiron e botës.

Antonella dhe Leo Messi janë bashkë prej gati një jete, sepse të dy njihen që nga koha kur ishin fëmijë. Ndërkohë sot ata janë burrë e grua dhe madje prindër të 3 fëmijëve, Thiago, Mateo dhe Ciro.

Kujtojmë se në dasmën e tyre kishte të ftuar më shumë se 250 miq dhe familjarë, duke përfshirë edhe disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit. Në ceremoninë madhështore të dasmës ishin shumë të pranishëm edhe futbollistë, të tillë, si Neymar, Luis Suarez, Cesc Fabregas, por edhe ish-lojtar si Carles Puyol.




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

ShowBiz

Shumë larg jetës luksoze, brenda dhomës ku po qëndron Kanye West!

Postuar

Nga


Reperi Kanye West publikoi para pak ditësh albumin e tij të shumëpritur “Donda”, në nder të nënës së tij që nuk jeton më. “Inaugurimin” e këtij albumi ai e mbajti në stadiumin Mercedes-Benz të Atlantës, ku u mblodhën mijëra njerëz për ta mbështetur.

Së fundmi ai publikoi një fotografi në Instagram të dhomës në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta, ku po qëndron teksa përfundon projektin e madh muzikor.  Vihet re se kjo dhomë është shumë larg komoditetit luksoz që reperi është mësuar dhe kemi parë. Në dhomën pa dritare, ka një shtrat, një dollap të vogël dhe mure betoni.

Kujtojmë se në radhën e parë të njerëzve në inagurimin e albumit të ri të Kany West u ul pikërisht Kim Kardashian, e cila pavarësisht divorcit vazhdon ta mbështesë njësoj ish-partnerin e saj.

Madje, ajo ndau story në Instagram duke i treguar botës se ndodhej e pranishme në eventin e babait të fëmijëve të saj, duke i duartrokitur çdo sukses siç bën gjithmonë.

Pjesë e inagurimit të këtij albumi ishte dhe një fans i zjarrtë i reperit @imacanon16canz, i cili e përdori në mënyrë të zgjuar pjesëmarrjen e tij në këtë event. Ai po shet një qese hermetike dhe pretendon se ajo është e mbushur me ajër nga inagurimi i albumit.
Duket se edhe ajri rreth Kanye West është i shtrenjtë pasi çmimi fillestar nisi me $1,025 dollarë më 23 korrik, ndërsa tani oferta e fundit është $3,950.




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Trendet e Momentit