Na ndiqni :

ShowBiz

Le të fillojë “countdown”! Nga titulli te data e publikimit: Detajet nga kënga e Dhuratës dhe Noizyt

Postuar


Prej gati 2 vitesh, Dhurata Dora dhe Noizy përfliten për një bashkëpunim mes tyre. Në vitin 2019-të nisën dyshimet e para se dy këngëtarët kishin bashkuan forcat me njëri-tjetrin për një duet. Një foto e tyre e përbashkët bëri xhiron e rrjetit, por asgjë nuk u lançua gjatë atij viti nga Noizy dhe Dhurata.

Më pas fansat shpresuan se do të sillnin diçka verën e vitit të shkuar, por as kjo nuk ndodhi. Më vonë në shtator Noizy konfirmoi zërat për bashkëpunim në emisionin “NIN”, duke u shprehur se do të publikonte një këngë me Dorën. Dhe duket se më në fund momenti i duetit ka ardhur dhe fansave nuk do ju duhet të presin e shumë.

Para pak ditësh, Dhurata dhe Noizy ndezën sërish shpresat e fansave duke publikuar foto nga i njëjti vend. Ata u shfaqën në një hapësirë të hapur, rrethuar me lule dhe në sfond dallohet një ngjyrë vjollcë.

Bëhuni gati”, ka shkruar Dhurata përkrah fotos së saj duke paralajmëruar një projekt të ri.

Po ashtu Noizy shkruan në postimin e tij: “A jeni gati për çka po vjen?”.

E mesa duket pritjes së fansave i ka ardhur fundi pasi projekti mëi ri i dyshes do tëpublikohet nesër në orën 23:59 nën titullin “Mi Amor”.

S’ka asnjë dyshim se me një bashkim të tillë forcash, kënga do të jetë një ndër hitet verore.




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH
Advertisement

ShowBiz

Hoqi dorë nga lojërat olimpike për shkak të shëndetit mendor, Justin Bieber ka dy fjalë për gjimnasten

Postuar

Nga


Simone Biles hoqi dorë papritur nga gara në lojërat olimpike, duke përmendur si arsye kryesore problemet me shëndetin mendor. Duke ulur fanellën e saj të bardhë në mes të garës së gjimnastikës të martën në mbrëmje, Biles vlerësoi situatën dhe kuptoi se nuk do të ishte e shëndetshme të vazhdonte garën. Të mërkurën, ajo u tërhoq nga konkurrenca përfundimisht për t’u përqëndruar në mirëqenien e saj mendore.

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe këngëtari Justin Bieber. Ky i fundit ka mbështetur publikisht vendimin e gjimnastes dhe është shprehur krenar, që ajo ka vendosur të parin shëndetin mendor e më pas punën e saj. Ai ka rikujtuar po ashtu kohën kur hoqi dorë nga turneu “Purpose”, për t’i kushtuar më shumë vëmendje shëndetit të tij mendor.

“Askush nuk do e kuptoj presionin me të cilin ju përballeni! E di që ne nuk njihemi, por jam shumë krenar për vendim që more. Është aq e thjeshtë sa çfarë do të thotë të fitosh gjithë botën, por të humbasësh shpirtin tënd.

Ndonjëherë jo-të tona janë shumë më të fuqishme se po-të. Kur ajo gjëja që të pëlqen fillon të të rrëmbejë lumturinë është e rëndësishme që të bësh një hap mbrapa për ta vlerësuar pse. Njerëzit mendonin se unë isha i çmendur që nuk përfundova turneun “Purpose”, por jo ishte gjëja më e mirë që mund të bëja për shëndetin tim mendor! Shumë krenar për ty!”, shkruan Bieber në një postim në Instagram.

 




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

ShowBiz

Shakira përfshihet në telashe, këngëtarja rrezikon burgun për një shkelje të rëndë

Postuar

Nga


Shakira është përfshirë së fundmi në telashe për shkak të mospagimit të taksave. Thuhet se këngëtarja është hedhur në gjyq, sepse nuk ka paguar një vlerë prej 13 milionë paund ose 15.2 milionë euro.

Sipas DailyMail, prokurorët spanjollë akuzojnë këngëtaren 44-vjeçare për gjashtë vepra penale, të cilat mund ta çojnë Shakira-n në burg nëse ato vërtetohen dhe artistja dënohet.

Sipas prokurorëve këngëtarja e hitit “Hips Don’t Lie” nuk pagoi taksat në Spanjë gjatë viteve 2012, 2013 dhe 2014. Shakira është shprehur më herët se gjatë atyre viteve ajo jetonte në Bahamas dhe nuk ishte banore e Spanjës dhe se ka vizituar vendin vetëm në disa raste sporadike e për këtë arsye nuk i është dashur të paguajë taksa.

Sipas një gjykatësi ka prova të mjaftueshme që Shakira të shkojë në gjyq për shmangien e pagesës së taksave. Nga ana tjetër thuhet se Shakira ka në plan që të paraqesë një apel në Gjykatën e Barcelonës kundër këtij vendimi.

Muzikantja ka këmbëngulur më parë se ajo është e pafajshme për evazion fiskal pasi u mor në pyetje nga një gjykatës spanjoll.

Prokurorët pretenduan se super ylli dështoi të paguajë taksat në Spanjë pavarësisht se ishte rezidente në vend për katër vjet para vitit 2014. Ndërsa ajo pretendohet të jetë transferuar në Spanjë në vitin 2011 kur u bë publike lidhja e saj me futbollistin Gerard Pique, prokurorët pretendojnë se ajo mbajti vendbanimin e saj zyrtar të taksave në Bahamas deri në vitin 2015 kur filloi të paguante taksa në Spanjë.

 




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

ShowBiz

Këngëtarja e famshme detyrohet t’i paguajë 200 mijë dollarë në muaj ish-bashkëshortit pas divorcit

Postuar

Nga


Këngëtarja Kelly Clarkson është urdhëruar që t’i japë ish-bashkëshortit të saj, Brandon Blackstock një shumë prej rreth 200.000 dollarë në muaj pas divorcit të tyre. Pjesa më e madhe e shumës, rreth 150 mijë dollarë do të jepen si ndihmë bashkëshortore dhe 45.601 dollarë për mbështetjen e dy fëmijëve të tyre, River dhe Remington. Clarkson ka kujdestarinë kryesore për të dy fëmijët.

Dyshja e njohur paraqitën kërkesën e tyre për divorc në qershor të 2020-s. Blackstock kërkoi që të merrte dyfishin e shumës përfundimtare si mbështetje financiare, që do të thotë se dëshironte të merrte rreth 436 mijë dollarë në muaj.

Gjithashtu këngëtares i duhet t’i paguajë ish-bashkëshortit të saj 1.25 milion dollarë për të mbuluar tarifat e avokatit dhe shpenzimet e vazhdueshme gjatë procesit të divorcit. Të ardhurat mujore të Clarkson llogariten të jenë 1.5 milionë dollarë dhe shuma që duhet t’i japë ish-bashkëshortit është një “dëm mjaft i vogël” për të.

Blackstock ka punuar si menaxher i Clarkson që nga viti 2007, së bashku me babanë e tij Narvel. Pas divorcit këngëtarja akuzoi ekipin e menaxhimit për mashtrim duke pretenduar se kanë punuar pa licencë dhe se i detyrohen asaj miliona.

Ndërkohë sipas dokumenteve të divorcit, ai ka vendosur të heqë dorë nga puna si menaxher dhe tashmë ka nisur të punojë si fermer me kohë të plotë. Ai do të mbajë fermën e çiftit, të cilën Clarkson më parë donte ta shiste, dhe do të jetë përgjegjës për rreth 81.000 dollarë në muaj pagesa për hipotekën dhe mirëmbajtjen.




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Trendet e Momentit