Na ndiqni :

Aktualitet

Leonardo DiCaprio reagon sërish, tani ka një thirrje për politikanët shqiptarë

Postuar

Aktori me famë botërore, Leonardo DiCaprio, sërish i ka dalë në ndihmë iniciativës për të mbrojtur lumin Vjosa në Shqipëri. DiCaprio i është bashkuar nismës për t’i thënë stop ndërtimit të HEC-eve, rrezikimit të ujit dhe biodiversitetit në zonat përreth këtij lumi.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ai ka ndarë pamje të lumit, ndërsa nxiti autoritete shqiptare ta krijojnë sa më shpejt Parkun Kombëtarë Vjosa.

Në këtë postim ai gjithashtu ka etiketuar edhe krerët politikë. Po ashtu ai kërkoi që të shpërndahet videoja dhe të kërkohet nga Edi Rama, Lulzim Basha Monika Kryemadhi dhe Ilir Metatë bëjnë të njëjtën gjë.

Komentet

Aktualitet

Bëni tamponin e shpejtë antigjenik në klinikën KEIT dhe udhëtoni për në Greqi në të gjitha pikat kufitare

Postuar

Nga


Shteti grek ka njoftuar sot që ka lehtësuar masat e kalimit të kufirit për të gjithë emigrantët shqiptarë.

Të gjithë ju që po ktheheni nga pushimet për në Greqi, për të kaluar kufirin duhet të jeni të pajisur me:

  1. Tampon i shpejtë antigjenik (rapid antigen test), i cili ka vlefshmërinë për 48 orë

ose

  1. Test PCR me vlefshmëri 72 orë

ose

  1. Çertifikatë vaksinimi, ku shtetasi duhet të ketë kaluar 14 ditë nga doza e dyte e vaksinës.

TAMPONIN e SHPEJTË ANTIGJENIK mund ta kryeni në klinikën KEIT për vetëm 25 euro dhe përgjigjja del për 10 minuta. Bashkëngjitur merrni CERTIFIKATËN e AKREDITIMIT nga SHTETI SHQIPTAR dhe APROVIMIN nga SHTETI GREK që e pranon kalimin e kufirit me këtë test.

Në faqet zyrtare të qeverisë greke është e shkruar qartë që kufiri grek e pranon testin e shpejtë, por deri më sot ky vendim, ndonëse zbatohej me përpikmëri nga pikat kufitare të Kapshticës, Sarandës, Qafë Botës, Rinasit etj, nuk respektohej vetëm nga efektivët grekë në kufirin e Kakavijës, ku pranohej ekskluzivisht vetëm testi PCR. Pas shumë përplasjesh dhe momente konfuzioni, u pranua edhe nga pala greke e Kakavijës kalimi i kufirit edhe me TESTET e SHPEJTA ANTIGJENIKE, te cilat Klinika KEIT i disponon te certifikuara nga Komuniteti Europian dhe të akredituara nga Ministria e Shëndetësisë Shqiptare.

Shumë udhëtarë kanë kaluar kufirin nëpërmjet përgjigjes negative të TESTIT të SHPEJTË ANTIGJENIK të kryer në klinikën KEIT.




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Aktualitet

Publikohen datat e riprovimeve për maturantët që nuk ia dolën dot në qershor

Postuar

Nga


Për të gjithë ato maturantë që nuk ia dolën në një nga provimet e Maturës Shtetërore, Ministria e Arsimit ka publikuar ditën e sotme datat e riprovimeve.

Provimi i Gjuhës së Huaj do të zhvillohet në datë 24 gusht, Matematika në 31 gusht, ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në 27 gusht dhe Lënda me Zgjedhje në 3 shtator. Provimet do të fillojnë në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta.

Ashtu si dhe radhët e kaluara, edhe kësaj here provimet do të zhvillohen duke respektuar të gjitha masat që parandalojnë përhapjen e Covid-19 dhe në çdo klasë nuk lejohen më shumë se 10-15 maturantë.

Kujtojmë se provimi i matematikës së Maturës Shtetërore u kundërshtua nga shumë nxënës në të gjithë vendin.

Pas përfundimit të provimit, ata u shprehën se kishte një nivel vështirësie mbi mesataren dhe në tezë kishte pyetje, që nuk i kanë mësuar në shkollë. Nxënësit dolën në protestë dhe kërkuan rishikim të tezës.

Si reagim ndaj kësaj, Ministria e Arsimit njoftoi më herët se do të bëjë një rishikim të tezës dhe u vendos që të ulet kufiri minimal i pikëve për çdo notë.

Nisur nga shqetësimet e maturantëve, mësuesve, prindërve, dhe pa dyshim duke konsideruar situatën e një viti jo normal e të vështirë të pandemisë, ku pavarësisht se maturantët në të gjithë vendin kanë qenë çdo ditë në mësim në shkollë, përveç 10 bashkive me risk të lartë ku për 6 javë mësimi u zhvillua ‘online’, kemi vendosur të plotësojmë kërkesën e maturantëve për të ulur kufirin minimal të pikëve për çdo notë”, shprehet Kushi, përmes një video mesazhi në “Facebook”.




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Aktualitet

Më shumë siguri për adoleshëntët, Instagram-i bën disa ndryshime me rëndësi për përdoruesit e rinj

Postuar

Nga


Instagram-i ka njoftuar disa ndryshime në siguri për përdoruesit e rinj. Të gjitha llogaritë e fëmijëve nën 16 vjeç do të bëhen automatikisht private dhe disa të rritur me adresa të dyshimta do të bllokohen e nuk do të kenë mundësi për të komunikuar me adoleshentët. Gjithashtu do të ketë kufizime edhe për targetimin e reklamave tek adoleshentët.

Këto ndryshime vijnë pasi Instagram-i është nën presion të vazhdueshëm nga ligjvënësit, prindërit dhe mbrojtësit e sigurisë së fëmijëve, që janë të shqetësuar për impaktin e rrjeteve sociale tek fëmijët, privatësia e tyre dhe shëndeti mendor.

Shefja e politikës publike në Instagram, Karina Newton, është shprehur se këto ndryshime kanë si qëllim krijimin e përvojave të përshtatshme për moshën dhe për t’i ndihmuar të rinjtë për të naviguar në këtë rrjet social.

“Ne duam që të rinjtë të jenë të sigurt, të kenë eksperienca të mira dhe duam t’i mësojmë ndërkohë që përdorin platformën tonë, për të zhvilluar zakone të shëndetshme dhe cilësore kur janë duke përdorur internetin, aplikacionet dhe rrjetet sociale”, është shprehur Karina Newton.

Njësoj si aplikacionet e tjera, Instagrami bllokon fëmijët nën 13 vjeç që ta përdorin këtë platformë, por kritikët thonë se adoleshentët më të rritur janë lënë më të ekspozuar. Për këtë arsye u vendosën këto ndryshime dhe duke nisur nga kjo javë fëmijët nën 16 vjeç që do t’i bashkohen Instagram-it do të kenë adresë private automatikisht. Kjo do të thotë se postimet e tyre mund të shikohen vetëm nga njerëzit që ata lejojnë që t’i ndjekin.

Instagram po ndërmerr gjithashtu hapa për të parandaluar atë që e quan “kontakt të padëshiruar nga të rriturit”. Të rriturit që janë bllokuar apo raportuar më herët nga të rinj të tjerë, nuk do të kenë mundësi për të bashkëvepruar dhe ndjekur adoleshentët.

Për shembull, ata nuk do të shohin postimet e adoleshentëve midis rekomandimeve në seksionet Explore dhe Reels të Instagram dhe Instagram nuk do të sugjerojë që ata të ndjekin llogaritë e adoleshentëve.




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Trendet e Momentit