Tuesday, December 10, 2024
HomeLifestyle3 pyetjet që gocat single i kanë halë në sy!

3 pyetjet që gocat single i kanë halë në sy!

spot_img

Të jesh single, sidomos tani për festa është si me thënë, një temë tavoline. Ti do të rehatohesh, të pish një gotë verë, të hash pak mish gjeli, ose sallatë, kur op, befas, të kap të papërgatitur ajo pyetja: “Edhe këtë vit beqare, hë?”. E imagjinojmë sikletin. Thjesht i papërshkrueshëm.
 
Por, besojmë se përpos pyetjeve që shkojnë e vijnë, këto të katërtat kryesojnë listën si pyetjet më bezdisëse, të cilat thjesht nuk duhen bërë më!

“Do të të prezantoj me një të njohurin tim? Është djalë i mirë!”

Sigurisht, ti mund ta vlerësosh mendimin e mirë, por njerëzit thjesht duhet të ndalojnë së luajturi rolin e një njeriu që lidh njerëzit. Ka raste suksesi, patjetër, si ai i princit Harry dhe Meghan Markle, por shpeshherë, takimi është thjesht bezdisës.
 
Për më tepër, ka njerëz që thjesht duan të jenë single dhe jo, nuk do t’ia prezantosh atë djalin, sado i mirë të jetë.

 “S’po përpiqesh mjaftueshëm, apo jo?”

Domosdo, është përpjekur, por thjesht s’ka gjetur personin e duhur! Në botën reale, kjo është mëse normale. Një person nuk duhet të përpiqet pafundësisht për të gjetur dashurinë!

Një fjali e tillë shton presionin te vajza beqare dhe e bën të mendojë se duke u munduar në maksimum, dashuria do të jetë fiks në prag, duke e pritur.

“Ti je single? Po ti je kaq e mirë!”

Hmm, okay! Të jesh single nuk është një defekt dhe s’lidhet domosdoshmërisht me tiparet pozitive të personit (të qenit e bukur/ e mirë/ e komunikueshme). Ka një sërë elementesh që e bëjnë lidhjen të funksionojë dhe shkon përtej këtyre cilësive.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

- Advertisment -spot_img