Na ndiqni :

ShowBiz

Luana ka gati projektet e reja verore, por ka vetëm një problem “serioz”!

Postuar


Para pak ditësh, Luana Vjollca zbuloi ëndrrën e saj më të madhe që arriti ta bënte realitet. Moderatorja dhe këngëtarja e njohur arriti të firmoste kontratën e rëndësishme të karrierës së saj, atë me me Sony Music Industry, duke u bërë pjesë e kompanisë së njohur muzikore, në të cilën janë të përfshirë shumë personazhe të famshëm.

“Më në fund mund të ndaj me ju këtë ëndërr. Kaq e lumtur të njoftoj se tani jam pjesë e SONY MUSIC INDUSTRY !!!! Mami, ja dola për të dyja”, shkroi Luana në rrjete e saj sociale. 

Mesa duket ajo nuk e ka ndërmend të ndalet me projektet e reja dhe ka treguar se ka gati dy këngë , vetëm se ka një “problem”: Ajo i do aq shumë ato, saqë heziton t’i bëjë publike.

“I kam dy këngë verore që i dua shumë. T’i publikoj apo t’i ruaj? Po unë gjërat që i dua fort, i ruaj”, ka shkruar Luana krahas imazhit së shkëputur nga studioja muzikore. 

Kujtojmë se vetëm pak javë më parë ajo publikoi këngën më të re “1 mijë vet” pas një shkëputje nga muzika. Kënga me tekst nga Ylli Limani dhe me interpretimin e Luanës u prit mjaft mirë nga publiku.




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH
Advertisement

ShowBiz

“Mundohem që ta tejkaloj”, Lori Hoxha zbulon frikën e saj më të madhe!

Postuar

Nga


Lori Hoxha është një nga blogeret më të ndjekura në Shqipëri dhe shumë vajza drejtohen tek ajo nëse u duhet të marrin këshilla rreth modës e trendeve të bukurisë. Shpesh ajo ju lë hapësirë ndjekësve të saj në rrjete sociale për ta pyetur rreth gjithçkaje që duan të mësojnë dhe kurioziteti është gjithmonë shumë i madh.

Këtë radhë, ajo zgjodhi që të ndane me publikun detaje nga jeta e saj private si asnjëherë më parë. Në një intervistë për “Prive” ajo bëri të ditur se së fundmi i është dedikuar e gjitha televizionit, duke u marrë me përgatitjet e një programi të madh.

Por e gjeni dot se cila është frika më e madhe e saj?

 “Mundohem që të tejkaloj të gjitha frikërat e mia, por ajo që më bezdis akoma është klaustrofobia (pra frika nga ambjentet e mbyllura)”, u shpreh Lori dhe me shumë mundësi shumë gjetën veten.

Lori Hoxha është një nga ato personazhe që shpesh ka treguar se jeta e saj është shumë më ndryshe nga ajo çfarë shfaq në rrjete sociale. Ajo ka rrëfyer prej kohësh se ka probleme të theksuara me shëndetin mendor, sidomos me ankthin dhe atakët e panikut.

 

Më herët, blogerja tregoi se po kalon një periudhë të tillë mjaft të vështirë për shkak të ankthit. Gjatë një bisede virtuale dikush është interesuar dhe e ka pyetur se çfarë ndjen kur kalon kriza ankthi.

“Më duket sikur nuk jam prezente, sikur jam në ëndërr. Kam dhimbje kokë, dridhje trupi, lodhje ekstreme, nuk mund të përqëndrohem etj. Nuk mund ta heq qafe realisht”, ka treguar Lori.

 

 




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

ShowBiz

Pas shumë thashethemesh, Ledri Vula sqaron njëherë e mirë raportin e tij me Faton Shoshin

Postuar

Nga


Para disa ditësh në mediat rozë bëri bujë lajmi se Ledir Vula i kishte dhënë fund armiqësisë me ish-menaxherin e tij, Faton Shoshin. Në rrjete sociale qarkulloi një foto në të cilën Ledri dhe Fatoni shiheshin bashkë me një grup shoqëror në një lokal. U tha se ata ishin parë bashkë në jug të Shqipërisë dhe për këtë arsye të gjithë menduan se kishin rregulluar raportet.

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Pardon my french”, Ledri ka sqaruar një herë e mirë se si janë raportet me Fatonin. Ai theksoi se mes tyre janë ndërprerë vetëm marrëdhëniet e punës dhe se gjithmonë kanë qenë miq të mirë.

“ Unë e kam vazhduar miqësinë me Fationin, por ai ka edhe portalin “Indeksonline” dhe është fokusuar të pjesa e medias”, tha Ledri.

Gjithashtu ai foli edhe për marrëdhënien me Flori Mumajesin, me të cilin ka realizar dy bashkëpunime “Nuk ma la” dhe “Beautiful”.

“Marrëdhënia është shumë e mirë. E respektoj shumë. I vetmi njeri që ndjehet rehat nën lëkurën e vet. Më shkruan ‘Ku je o artist me A të madhe’. Raportet janë të mira por është një kohë që s’kemi bërë diçka”, tha ai.

Po ashtu Ledri u ndal edhe tek një tjetër artiste me të cilën ka bashkëpunuar disa vite më parë, Era Istrefi.

“Erën e kam shumë shoqe. Studio session kemi bërë shumë herë.Kemi bërë disa këngë, por ajo është më shumë e fokusuar jashtë. Kur të kthehet do vazhdojmë bashkëpunimet”, u shpreh reperi.




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

ShowBiz

Më në fund, pas më shumë se 1 viti bashkohet e gjithë familja Gjebrea!

Postuar

Nga


Familja Gjebrea ka qëndruar e ndarë për 1 vit e gjysmë. Për shkak të pandemisë e kushteve të tjera, Joni nuk mundi të takohej gjatë më shumë se 1 viti me njerëzit e tij të shtrenjtë. Mirëpo më në fund ata janë bërë të gjithë bashkë dhe nuk kishin si të mos e ndanin me të tjerët këtë momemnt kaq të lumtur.

Pas një viti e gjysmë, përsëri bashkë me Jon Gjebrea”, ka shkruar Arditi përkrah një fotografie familjare.

 

Të njëjtën foto ka postuar edhe Joni, i cili tregon se e ka ndjerë shumë mungesën e familjes.

Po e prisja këtë moment prej më shumë se 1 viti. Më keni munguar pafund”, shkruan Joni.

Joni prej disa vitesh tashmë jeton i vetëm në SHBA, por kjo ishte hera e parë që qëndronte për një kohë kaq të gjatë larg familjes. Ndërsa për Annën, më të voglën e shtëpisë, kjo është hera e parë që udhëton drejt SHBA-ve.

Joni nuk mund të ishte i pranishëm në Shqipëri as për ditëlindjen e Arditit. Megjithatë në mungesë të tij, Joni i dedikoi të atit fjalët që rrallë i dëgjojmë nga një djalë për babain.

“Urime ditelindjen vellai im i madh. Shpresoj që dita jote te jete po aq e vecante sa ti. Jam kaq me fat qe mund te te therras babai im @arditgjebrea”, shkroi Joni në urimin e veçantë për Ardit Gjebrean.




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Trendet e Momentit