Na ndiqni :

Aktualitet

Pas protestës së maturantëve flet ministrja Kushi: “Po rishikojmë nivelin e vështirësisë së pyetjeve”

Postuar


Ditën e sotme, menjëherë pas përfundimit të provimit të matematikës, studentët janë mbledhur në protestë përpara Ministrisë së Arsimit.

Të rinjtë janë shprehur se Ministria nuk e ka marrë aspak parasysh faktin që mësimi i tyre është zhvilluar online për shkak të pandemisë, duke i dhënë një test të një niveli të lartë vështirëse dhe me shumë gabime

Madje, studentët akuzojnë se testi ishte i përkthyer nga teste të gatshme të huaja dhe kishte shumë mangësi.

Me nisjen e protestës së studentëve, Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka ndarë në llogarinë e saj në Facebook një komunikim për të rinjtë. Ajo shprehet se së bashku me grupin e ekspertëve, por rishikojnë nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje.

Në rast se niveli i vështirësisë e ka tejkaluar nivelin e parashikuar, do të ketë edhe lëshime në pikët e vendosura në test për maturantët.

“Të dashur maturantë,

Siç ju kemi premtuar, ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj. Në këto momente, jemi duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës. Dhe në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, të cilin e kushtëzon mënyra e zhvillimit të mësimit gjatë këtij viti shkollor, pa dyshim që ne do ta rishikojmë shpërndarjen e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit.

Ju uroj shumë suksese për provimin e radhës!”




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH
Advertisement

Aktualitet

Zyrtare: Nga 9 gushti, askush në Francë nuk lejohet në lokal pa pasaportën e Covid-19

Postuar

Nga


Qeveria franceze ka vendosur kufizime për njerëzit e pavaksinuar, ndërs rastet me koronavirus kanë ardhur gjithnjë e në rritje.

Nga data 9 gusht, në Francë do të jetë e detyrueshme pasaporta e Covid-19 për hyrjen në vende publike si lokale apo nëse do duhet të udhëtojnë me tren ose avion. Që të jetë e vlefshme, pasaporta duhet të vërtetojë që personi është i vaksinuar plotësisht, të ketë test negativ për Covid si dhe të jetë i shëruar.

Lajmi u bë me dije ditën e djeshme nga zëdhënësi i qeverisë franceze Gabriel Attal. Projektligji i zgjatjes së lejes së shëndetit, i cili u miratua nga Parlamenti të dielën në mbrëmje, së pari duhet të miratohet nga Këshilli Kushtetues, i cili duhet të shpallë vendimin e tij në 5 gusht.

Kujtojmë se ky projektligj nxiti protesta masive në Francë, por mesa duket qeveria është e vendosur për ta çuar përpara këtë vendim për paralindimin e rritjes së rasteve me Covid-19.

Po ashtu, edhe në Itali nga data 6 gusht, të gjithë qytetarët mbi 12 vjeç mund të hyjnë në restorante, kinema, teatër, pishina, palestra, por edhe në panaire, festivale, konferenca, parqe dëfrimi, salla lojërash, pjesëmarrje në gara vetëm duke paraqitur “kartën e gjelbër” që tregon se janë vaksinuar.

Në restorante do të jetë e nevojshme të paraqitet “karta e gjelbër” si për klientët ashtu edhe për punëtorët.

 

 




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Aktualitet

Bëni tamponin e shpejtë antigjenik në klinikën KEIT dhe udhëtoni për në Greqi në të gjitha pikat kufitare

Postuar

Nga


Shteti grek ka njoftuar sot që ka lehtësuar masat e kalimit të kufirit për të gjithë emigrantët shqiptarë.

Të gjithë ju që po ktheheni nga pushimet për në Greqi, për të kaluar kufirin duhet të jeni të pajisur me:

  1. Tampon i shpejtë antigjenik (rapid antigen test), i cili ka vlefshmërinë për 48 orë

ose

  1. Test PCR me vlefshmëri 72 orë

ose

  1. Çertifikatë vaksinimi, ku shtetasi duhet të ketë kaluar 14 ditë nga doza e dyte e vaksinës.

TAMPONIN e SHPEJTË ANTIGJENIK mund ta kryeni në klinikën KEIT për vetëm 25 euro dhe përgjigjja del për 10 minuta. Bashkëngjitur merrni CERTIFIKATËN e AKREDITIMIT nga SHTETI SHQIPTAR dhe APROVIMIN nga SHTETI GREK që e pranon kalimin e kufirit me këtë test.

Në faqet zyrtare të qeverisë greke është e shkruar qartë që kufiri grek e pranon testin e shpejtë, por deri më sot ky vendim, ndonëse zbatohej me përpikmëri nga pikat kufitare të Kapshticës, Sarandës, Qafë Botës, Rinasit etj, nuk respektohej vetëm nga efektivët grekë në kufirin e Kakavijës, ku pranohej ekskluzivisht vetëm testi PCR. Pas shumë përplasjesh dhe momente konfuzioni, u pranua edhe nga pala greke e Kakavijës kalimi i kufirit edhe me TESTET e SHPEJTA ANTIGJENIKE, te cilat Klinika KEIT i disponon te certifikuara nga Komuniteti Europian dhe të akredituara nga Ministria e Shëndetësisë Shqiptare.

Shumë udhëtarë kanë kaluar kufirin nëpërmjet përgjigjes negative të TESTIT të SHPEJTË ANTIGJENIK të kryer në klinikën KEIT.




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Aktualitet

Publikohen datat e riprovimeve për maturantët që nuk ia dolën dot në qershor

Postuar

Nga


Për të gjithë ato maturantë që nuk ia dolën në një nga provimet e Maturës Shtetërore, Ministria e Arsimit ka publikuar ditën e sotme datat e riprovimeve.

Provimi i Gjuhës së Huaj do të zhvillohet në datë 24 gusht, Matematika në 31 gusht, ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në 27 gusht dhe Lënda me Zgjedhje në 3 shtator. Provimet do të fillojnë në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta.

Ashtu si dhe radhët e kaluara, edhe kësaj here provimet do të zhvillohen duke respektuar të gjitha masat që parandalojnë përhapjen e Covid-19 dhe në çdo klasë nuk lejohen më shumë se 10-15 maturantë.

Kujtojmë se provimi i matematikës së Maturës Shtetërore u kundërshtua nga shumë nxënës në të gjithë vendin.

Pas përfundimit të provimit, ata u shprehën se kishte një nivel vështirësie mbi mesataren dhe në tezë kishte pyetje, që nuk i kanë mësuar në shkollë. Nxënësit dolën në protestë dhe kërkuan rishikim të tezës.

Si reagim ndaj kësaj, Ministria e Arsimit njoftoi më herët se do të bëjë një rishikim të tezës dhe u vendos që të ulet kufiri minimal i pikëve për çdo notë.

Nisur nga shqetësimet e maturantëve, mësuesve, prindërve, dhe pa dyshim duke konsideruar situatën e një viti jo normal e të vështirë të pandemisë, ku pavarësisht se maturantët në të gjithë vendin kanë qenë çdo ditë në mësim në shkollë, përveç 10 bashkive me risk të lartë ku për 6 javë mësimi u zhvillua ‘online’, kemi vendosur të plotësojmë kërkesën e maturantëve për të ulur kufirin minimal të pikëve për çdo notë”, shprehet Kushi, përmes një video mesazhi në “Facebook”.




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Trendet e Momentit