Na ndiqni :

ShowBiz

“S’dua t’i shoh sytë”, Antonela shpërthen kundër Blerimit dhe i lë në mes takimin

Postuar

“S’dua t’i shoh sytë”, Antonela shpërthen kundër Blerimit dhe i lë në mes takimin

Me rikthimin e Atdheut në “Për’puthen”, përplasjet mes Blerimit dhe Antonelës kanë qenë të shpeshta. Edhe sot në takimin e parë mes Aristelës dhe Blerimit, nuk munguan debatet mes dy konkurrentëve, që më herët kanë pasur disa takime bashkë. Pas këtyre përplasjeve, Bora bëri të ditur se ata të dy duhet të bënin një takim 4 minuta për të sqaruar gjithçka me njëri-tjetrin dhe publikun.

Mirëpo Antonela tha se nuk pranon dhe në këtë moment Blerimi iu kthye ashpër.

“Ti nuk pranon? Pse mos e bëra gjë kërkesën unë? Kush je ti moj të bësh takim 4 minuta me mua? Kush je ti moj mos të pranosh? Se ta kërkova unë takimin, rri moj aty. Se thotë nuk pranoj sikur ja kërkova unë takimin, rri urtë!”, i tha Blerimi Antonelës me tone të larta.

Megjithatë në fund të programit ata të dy u ulën përballë njëri-tjetrit, por nuk pati asnjë përballje. Antonela nuk pranoi të diskutonte me Blerimin dhe para se të ngrihej nga karrigia u shpreh “S’dua t’i shoh sytë”.

Ajo tha se është ndjerë e ofenduar prej tij  dhe Antonela u shfaq shumë e prekur e kërkoi të largohej nga studioja. Blerimi nga ana e tij u shpreh se dhe Antonela e ka ofenduar disa herë dhe i kërkoi falje, por shtoi se ajo bën rolin e viktimës.

“Mos luaj rolin e viktimës. Kjo më ka ofenduar disa herë mua, por unë nuk i kam thënë asgjë. Edhe kjo më ka thënë në prapaskenë mbylle gojën. Kjo i fillon gjithmonë sherret, sepse ose është xheloze ose do të më sulmojë me çdo kusht. Kjo më ka sulmuar gjithë kohës, unë nuk do rri me gojën mbyllur, do i kthej përgjigje. Unë nuk dua t’i bëj njerëzit të ndihen keq dhe nëse ajo është prekur i kërkoj ndjesë. Nuk kam pasur si qëllim ta ofendoj, ishte thjesht një batutë në muhabet e sipër. Megjithatë unë nuk besoj se Antonela është prekur”, tha Blerimi.


Komentet
VAZHDO TA LEXOSH
Advertisement

ShowBiz

Shakira përfshihet në telashe, këngëtarja rrezikon burgun për një shkelje të rëndë

Postuar

Nga


Shakira është përfshirë së fundmi në telashe për shkak të mospagimit të taksave. Thuhet se këngëtarja është hedhur në gjyq, sepse nuk ka paguar një vlerë prej 13 milionë paund ose 15.2 milionë euro.

Sipas DailyMail, prokurorët spanjollë akuzojnë këngëtaren 44-vjeçare për gjashtë vepra penale, të cilat mund ta çojnë Shakira-n në burg nëse ato vërtetohen dhe artistja dënohet.

Sipas prokurorëve këngëtarja e hitit “Hips Don’t Lie” nuk pagoi taksat në Spanjë gjatë viteve 2012, 2013 dhe 2014. Shakira është shprehur më herët se gjatë atyre viteve ajo jetonte në Bahamas dhe nuk ishte banore e Spanjës dhe se ka vizituar vendin vetëm në disa raste sporadike e për këtë arsye nuk i është dashur të paguajë taksa.

Sipas një gjykatësi ka prova të mjaftueshme që Shakira të shkojë në gjyq për shmangien e pagesës së taksave. Nga ana tjetër thuhet se Shakira ka në plan që të paraqesë një apel në Gjykatën e Barcelonës kundër këtij vendimi.

Muzikantja ka këmbëngulur më parë se ajo është e pafajshme për evazion fiskal pasi u mor në pyetje nga një gjykatës spanjoll.

Prokurorët pretenduan se super ylli dështoi të paguajë taksat në Spanjë pavarësisht se ishte rezidente në vend për katër vjet para vitit 2014. Ndërsa ajo pretendohet të jetë transferuar në Spanjë në vitin 2011 kur u bë publike lidhja e saj me futbollistin Gerard Pique, prokurorët pretendojnë se ajo mbajti vendbanimin e saj zyrtar të taksave në Bahamas deri në vitin 2015 kur filloi të paguante taksa në Spanjë.

 




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

ShowBiz

Këngëtarja e famshme detyrohet t’i paguajë 200 mijë dollarë në muaj ish-bashkëshortit pas divorcit

Postuar

Nga


Këngëtarja Kelly Clarkson është urdhëruar që t’i japë ish-bashkëshortit të saj, Brandon Blackstock një shumë prej rreth 200.000 dollarë në muaj pas divorcit të tyre. Pjesa më e madhe e shumës, rreth 150 mijë dollarë do të jepen si ndihmë bashkëshortore dhe 45.601 dollarë për mbështetjen e dy fëmijëve të tyre, River dhe Remington. Clarkson ka kujdestarinë kryesore për të dy fëmijët.

Dyshja e njohur paraqitën kërkesën e tyre për divorc në qershor të 2020-s. Blackstock kërkoi që të merrte dyfishin e shumës përfundimtare si mbështetje financiare, që do të thotë se dëshironte të merrte rreth 436 mijë dollarë në muaj.

Gjithashtu këngëtares i duhet t’i paguajë ish-bashkëshortit të saj 1.25 milion dollarë për të mbuluar tarifat e avokatit dhe shpenzimet e vazhdueshme gjatë procesit të divorcit. Të ardhurat mujore të Clarkson llogariten të jenë 1.5 milionë dollarë dhe shuma që duhet t’i japë ish-bashkëshortit është një “dëm mjaft i vogël” për të.

Blackstock ka punuar si menaxher i Clarkson që nga viti 2007, së bashku me babanë e tij Narvel. Pas divorcit këngëtarja akuzoi ekipin e menaxhimit për mashtrim duke pretenduar se kanë punuar pa licencë dhe se i detyrohen asaj miliona.

Ndërkohë sipas dokumenteve të divorcit, ai ka vendosur të heqë dorë nga puna si menaxher dhe tashmë ka nisur të punojë si fermer me kohë të plotë. Ai do të mbajë fermën e çiftit, të cilën Clarkson më parë donte ta shiste, dhe do të jetë përgjegjës për rreth 81.000 dollarë në muaj pagesa për hipotekën dhe mirëmbajtjen.




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

ShowBiz

Ups! Bashkëshortja e tij tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me format trupore, Messi fshin videon ku stërviten bashkë!

Postuar

Nga


Futbollisti i madh, Lionel Messi nuk e ka lënë pas dore stërvitjen individuale duke ruajtur kështu formën fizike. Së fundmi, një video e tij nga palestra, ku shihet duke u stërvitur së bashku me bashkëshorten, Antonella-n duke u stërvitur ka bërë xhiron e rrjetit dhe është komentuar nga gjithë bota.

Format e partneres së tij perfekte kanë tërhequr vëmendje të madhe, duke bërë që ajo të flitet në të gjithë botën dhe kjo ka mjaftuar që Messi të shfaqë haptas xhelozinë për bashkëshorten.

Për shkak të numrit të madh të reagimeve, futbollisti ka vendosur që të fshijë më pas videon nga profili i tij, megjithëse tepër vonë, pasi ajo kishte bërë xhiron e botës.

Antonella dhe Leo Messi janë bashkë prej gati një jete, sepse të dy njihen që nga koha kur ishin fëmijë. Ndërkohë sot ata janë burrë e grua dhe madje prindër të 3 fëmijëve, Thiago, Mateo dhe Ciro.

Kujtojmë se në dasmën e tyre kishte të ftuar më shumë se 250 miq dhe familjarë, duke përfshirë edhe disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit. Në ceremoninë madhështore të dasmës ishin shumë të pranishëm edhe futbollistë, të tillë, si Neymar, Luis Suarez, Cesc Fabregas, por edhe ish-lojtar si Carles Puyol.




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Trendet e Momentit