Familja Beckham e cila feston Krishtlindjet nëpërmjet një fotoje familjare të shpërndarë në internet ka uruar Krishtlindjet.
Kjo është një ditë ideale për të famshmit për të ndarë momente familjare dhe komode.
Këtë mundësi e shfrytëzuan Victoria Beckham, të cilët po shijojnë festat e Krishtlindjeve në Majami.
Viktoria përmes një postimi ka ndarë momente familjare, por edhe urime me fansat e tyre. Cruz, 18, Brooklyn, 24, Harper, 12 dhe Romeo, 21, ishin të gjithë aty. Ky i fundit në fakt luan edhe në ekipin e futbollit Brentford FC
“Santa Claus erdhi herët në Miami. Ju dua shumë të gjithëve!”, ka shkruar Victoria në mbishkrimin e fotove, duke ndarë urimet e Krishtlindjeve.
Në foto ka qenë e pranishme edhe Nicola Peltz, bashkëshortja e Bruklinit. Seti fotografik kishte veshje specifike për Krishtlindje, ndërsa të gjithë pozuan të buzëqeshur dhe të përqafuar.