Na ndiqni :

ShowBiz

S’ka kohë për pushim! Stresi po sjell një tjetër projekt të ri dhe gjejeni me kë po bashkëpunon?

Postuar


Stresi po vjen me një projekt të ri dhe këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet e tij sociale.

“Out of my mind”, titullohet kënga e re e Stresit, e cila erdhi në duet me 48.ISH, ndërsa producent ishte Ron Abrash

Reperi shqiptar prej mujash është arratisur në Mbretërinë e Bashkuar, por ka qenë mjaft aktiv në muzikë. Në muajin janar ai solli një super bashkëpunim me reperin Fero me titullin “Mahall”. Teksa kanë kaluar 3 muaj nga lançimi, kënga numëron gati 4 milionë klikime në “Youtube”.

Së fundmi ai ka publikuar super bashkëpunimin me reperin e famshëm anglez C Biz, që mban titullin ” Feel Good”.

Kujtojmë se disa ditë më parë në media bëri bujë paqja e vendosur papritur mes Noizy-t dhe Stresit. Dy reperët që gjithmonë janë parë si armiqtë më të fortë të njëri-tjetrit dhe që shpesh janë përplasur edhe fizikisht, i dhanë fund çdo debati duke ngritur flamujt e bardhë.

Mesa duket Stresi nuk mundet që t’ju kthejë përgjigje fansave të tij dhe për këtë gjë u ka dhënë një sqarim të gjithë atyre që i kanë shkruar. Nëpërmjet një videoje në “InstaStory” ai është shprehur se Instagrami i tij është bllokuar nga Ambasada Amerikane në Shqipëri dhe se do të zhbllokohet me datë 12 të këtij muaji.

“Juve që më keni shkruar në Instragram, është e pamundur tu kthej përgjigje se ma kanë bllokuar deri me datë 12, Ambasada amerikane e Shqipërisë më ka bërë report për zonjën Kimete, Kim, nuk është problem. Ju kërkoj ndjesë, deri me datë 12.06 nuk mundem që t’u përgjigjem”, ka thënë Stresi.

 

 




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH
Advertisement

ShowBiz

Gjendet sozia e Brad Pitt dhe ne s’po e dallojmë dot cili prej tyre është aktori!

Postuar

Nga


Thuhet rëndom se çdo njeri ka së paku 7 sozi nëpër botë dhe deri më sot gjetja e tyre duket e pamundur. Mirëpo, kur vjen puna te personazhet publike kjo çështje lehtësohet disi.

Së fundmi, aktori i njohur Brad Pitt ka gjetur sozinë e tij. Ai quhet Nathan Meads dhe ka një ngjashmëri të frikshme me të. 35-vjeçari ka treguar se shumë njerëz besojnë se ka lidhje gjaku me aktorin për shkak të ngjashmërisë së madhe që ato kanë. Ai tregon se për vite me radhë të gjithë miqtë e tij ia kanë vënë në dukje këtë gjë.

“Miqtë e mi filluan të më flisnin për ngjashmërinë time me Brad Pitt kur isha 20 vjeç. Për 10 vjet të gjithë e kanë vënë në dukje këtë aspekt. Unë kurrë nuk kam bërë asgjë për t’u dukur si ai. Me kalimin e kohës, kjo ngjashmëri është bërë gjithmonë diçka më e natyrshme“.

Pavarësisht benefiteve që i ka sjellë, ai thotë se kjo ia ka bërë jetën e tij sentimentale mjaft problematike.

“Ka shumë gra që e kalojnë ditën duke më shkruar ose duke më telefonuar me video në Instagram sepse nuk besojnë se mund të ekzistoj vërtet. Disa besojnë se po mashtroj dhe se llogaria është e rreme.“, tha ai.




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

ShowBiz

“Nuk i lajmë fëmijët”, aktorët Mila Kunis dhe Ashton Kutcher habisin me deklaratën e tyre

Postuar

Nga


Aktorët e famshëm, Mila Kunis dhe Ashton Kutcher kanë habitur me deklaratat e dhënë së fundmi. Dyshja kanë rrëfyer se nuk i lajnë fëmijët, por vetëm në rastet kur duket ndonjë papastërti tek ata.

 “Unë nuk kisha ujë të ngrohtë teksa isha fëmijë në rritje, ndaj dhe nuk bëja shpesh dush. Kur u bëra nënë, as fëmijët e mi nuk i laja çdo ditë. Unë nuk laja bebat e mi shumë shpesh. Sipas “Mayo Clinic” të lash fëmijën çdo ditë mund të thajë lëkurën e tij”,– u shpreh Mila.

Çifti janë prindër të vajzës Wyatt Isabelle, 6 vjeç dhe djalit Dimitri Portwood, 4 vjeç.

Para disa kohësh, aktorët treguan se kanë vendosur ta çojnë për bamirësi pasurinë e tyre duke ua hequr nga e drejta fëmijëve që u takon! Ky vendim mund të duket shumë i çuditshëm, por Ashton e ka arsyetuar atë përmes një sqarimi për publikun:

“Fëmijët e mi po jetojnë një jetë vërtet të privilegjuar dhe as nuk e dinë këtë. Ne do të përfundojmë duke i dhënë paratë tona për bamirësi”.

“Unë dua që ata të jenë vërtet të shkathët. Shpresojmë që të jenë të motivuar për të patur atë që kishin, ose ndonjë version të asaj që kishin”.

“Deri më tani, tradita jonë është të mos ju dhurojmë asgjë. Vitin e kaluar kur festuam Krishtlindjen, Ëyatt ishte 2 vjeç dhe ne nuk i dhamë asgjë – ishin gjyshërit që i bënë dhuratë. Ju përgjëruam prindërve që t’u bënin vetëm një dhuratë secilit, pasi në të kundërt ato do të faleshin. Kjo është tradita jonë e re!




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

ShowBiz

Çudirat s’kanë fund! Pas 40 vitesh, del në shitje një copë tortë nga martesa e Princeshës Diana me Princin Charles

Postuar

Nga


Edhe pse kanë kaluar plot 40 vite qëkur Princi Charles dhe Princeshë Diana i thanë “Po” njëri-tjetrit, akoma ka mbetur një copë torte e mbështjellë me një letër ushqimore.

Copa e tortës martesore të Princit Charles dhe Princeshës Diana ka dalë në shitje pas katër dekadash për 500 paund. Ajo iu dorëzua Moyra Smith, një prej punonjësve të Nënës Mbretëreshë në Clarence House, pas ceremonisë së vitit 1981. Mbeti në familjen e saj deri në vitin 2008, kur u ble nga një koleksionist i cili e shet tani. Feta prej 800 gramësh është ruajtur në një enë të posaçme për torta për katër dekada.

Ajo ishte dasma e parë mbretërore e transmetuar në mbarë botën dhe që u ndoq nga 750 milion shikues, përveç 600 mijë të tjerëve që ishin jashtë Katedrales së Shën Palit në Londër për të parë nusen dhe dhëndrin.

Dasmë që kishte të gjithë pamjen e një përrallë, por që ishte destinuar të kishte një fund ndryshe nga ajo klasikja: “dhe ata jetuan të lumtur përgjithmonë”, pasi kjo e fundit nuk ndodhi.

Pas 15 vitesh martesë, Charles dhe Diana vendosën të ndajnë rrugët e tyre dhe të divorcohen.

Pas ndarjes të saj nga Princi në 1995, Diana tha:

“Ne ishim tre në këtë dasmë”, duke aluduar në marrëdhënien e burrit të saj me Camilla Parker Bowles , e cila kishte marrë pjesë në ceremoninë e dasmës. 




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Trendet e Momentit