Na ndiqni :

ShowBiz

“Vjosa Park Kombëtar”, slogani për mbrojtjen e lumit shpaloset në sheshin Duomo të Italisë

Postuar


Slogani “Vjosa Park Kombëtar Tani” është shpalosur në mes të sheshit Duomo në Milano, Itali.

Kjo ide është realizuar nga disa aktivistë që kërkojnë mbrojtjen e lumit Vjosa, të cilët kanë treguar se një banderolë e ngjashme do të shpaloset së shpejti në Mbretërinë e Bashkuar.

Kujtojmë se para pak muajsh Gjykata Shqiptare hodhi poshtë projektin e kompanisë turke “Shell&Turcas Petrol”. Këta të fundit po kërkonin naftë rreth lumit Vjosa dhe shumë personazhe të njohur, me në krye Leonardo Di Caprio, i bënë thirrje qeverisë shqiptare për të mbrojtur me çdo kusht Lumin Vjosa, dhe për ta shndërruar në park kombëtar.

E gjendur përballë këtij presioni të madh, Gjykata Shqiptare refuzoi projektin e kompanisë turke dhe për momentin, Lumi Vjosa është i sigurt. Ndërsa sa i takon faktit që Vjosa të bëhet park kombëtar, ende nuk ka një miratim.

Si tentoi kompania turke të kërkojë për naftë?

Vjosa i është nënshtruar një fushate ndërkombëtare për të caktuar të gjithë gjatësinë e saj dhe mjedisin përreth si Park Kombëtar. Kjo do ta mbronte atë nga kompania “Shell”. Si lumi i fundit i egër në Evropë, fushata tërhoqi vëmendjen nga Leonardo di Caprio, Patagonia, Riverëatch, dhe madje edhe ëeTransfer.

Kryeministri Edi Rama ka refuzuar të përcaktojë zonën si një Park Kombëtar, përkundrazi, duke e përcaktuar atë si një “zonë të mbrojtur”, e cila bën pak për ta mbrojtur atë nga kompani si “Shell”. Nëse Rama e përcakton zonën si Park Kombëtar, do të bënte të pavlefshme kontratën shumë milionëshe të nënshkruar me “Shell” në 2018, për të eksploruar Vjosën për një kohëzgjatje prej 25 vjetësh.

Kompania pranoi se ata po bënin një studim gjeo-fizik, për të kërkuar naftë në rajon duke përfshirë “një pjesë të vogël të së cilës është Lugina e Vjosës”. Nëse gjenden rezerva të naftës ose gazit, ata thanë se do të merrej një vendim pas një konsultimi të ngushtë me qeverinë shqiptare.

Banorët pranë Lumit Vjosa, kanë qenë të qartë se nuk e duan kompaninë “Shell” afër shtëpive të tyre, për shkak të rrezikut të ndotjes së mjedisit. Madje, kanë çuar edhe një peticion drejt BE-së në lidhje me praninë e “Shell” në zonë, ku aktualisht ka pothuajse 3,000 nënshkrime.




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH
Advertisement

ShowBiz

Këngëtarja e famshme detyrohet t’i paguajë 200 mijë dollarë në muaj ish-bashkëshortit pas divorcit

Postuar

Nga


Këngëtarja Kelly Clarkson është urdhëruar që t’i japë ish-bashkëshortit të saj, Brandon Blackstock një shumë prej rreth 200.000 dollarë në muaj pas divorcit të tyre. Pjesa më e madhe e shumës, rreth 150 mijë dollarë do të jepen si ndihmë bashkëshortore dhe 45.601 dollarë për mbështetjen e dy fëmijëve të tyre, River dhe Remington. Clarkson ka kujdestarinë kryesore për të dy fëmijët.

Dyshja e njohur paraqitën kërkesën e tyre për divorc në qershor të 2020-s. Blackstock kërkoi që të merrte dyfishin e shumës përfundimtare si mbështetje financiare, që do të thotë se dëshironte të merrte rreth 436 mijë dollarë në muaj.

Gjithashtu këngëtares i duhet t’i paguajë ish-bashkëshortit të saj 1.25 milion dollarë për të mbuluar tarifat e avokatit dhe shpenzimet e vazhdueshme gjatë procesit të divorcit. Të ardhurat mujore të Clarkson llogariten të jenë 1.5 milionë dollarë dhe shuma që duhet t’i japë ish-bashkëshortit është një “dëm mjaft i vogël” për të.

Blackstock ka punuar si menaxher i Clarkson që nga viti 2007, së bashku me babanë e tij Narvel. Pas divorcit këngëtarja akuzoi ekipin e menaxhimit për mashtrim duke pretenduar se kanë punuar pa licencë dhe se i detyrohen asaj miliona.

Ndërkohë sipas dokumenteve të divorcit, ai ka vendosur të heqë dorë nga puna si menaxher dhe tashmë ka nisur të punojë si fermer me kohë të plotë. Ai do të mbajë fermën e çiftit, të cilën Clarkson më parë donte ta shiste, dhe do të jetë përgjegjës për rreth 81.000 dollarë në muaj pagesa për hipotekën dhe mirëmbajtjen.




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

ShowBiz

Ups! Bashkëshortja e tij tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me format trupore, Messi fshin videon ku stërviten bashkë!

Postuar

Nga


Futbollisti i madh, Lionel Messi nuk e ka lënë pas dore stërvitjen individuale duke ruajtur kështu formën fizike. Së fundmi, një video e tij nga palestra, ku shihet duke u stërvitur së bashku me bashkëshorten, Antonella-n duke u stërvitur ka bërë xhiron e rrjetit dhe është komentuar nga gjithë bota.

Format e partneres së tij perfekte kanë tërhequr vëmendje të madhe, duke bërë që ajo të flitet në të gjithë botën dhe kjo ka mjaftuar që Messi të shfaqë haptas xhelozinë për bashkëshorten.

Për shkak të numrit të madh të reagimeve, futbollisti ka vendosur që të fshijë më pas videon nga profili i tij, megjithëse tepër vonë, pasi ajo kishte bërë xhiron e botës.

Antonella dhe Leo Messi janë bashkë prej gati një jete, sepse të dy njihen që nga koha kur ishin fëmijë. Ndërkohë sot ata janë burrë e grua dhe madje prindër të 3 fëmijëve, Thiago, Mateo dhe Ciro.

Kujtojmë se në dasmën e tyre kishte të ftuar më shumë se 250 miq dhe familjarë, duke përfshirë edhe disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit. Në ceremoninë madhështore të dasmës ishin shumë të pranishëm edhe futbollistë, të tillë, si Neymar, Luis Suarez, Cesc Fabregas, por edhe ish-lojtar si Carles Puyol.




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

ShowBiz

Shumë larg jetës luksoze, brenda dhomës ku po qëndron Kanye West!

Postuar

Nga


Reperi Kanye West publikoi para pak ditësh albumin e tij të shumëpritur “Donda”, në nder të nënës së tij që nuk jeton më. “Inaugurimin” e këtij albumi ai e mbajti në stadiumin Mercedes-Benz të Atlantës, ku u mblodhën mijëra njerëz për ta mbështetur.

Së fundmi ai publikoi një fotografi në Instagram të dhomës në stadiumin Mercedes-Benz në Atlanta, ku po qëndron teksa përfundon projektin e madh muzikor.  Vihet re se kjo dhomë është shumë larg komoditetit luksoz që reperi është mësuar dhe kemi parë. Në dhomën pa dritare, ka një shtrat, një dollap të vogël dhe mure betoni.

Kujtojmë se në radhën e parë të njerëzve në inagurimin e albumit të ri të Kany West u ul pikërisht Kim Kardashian, e cila pavarësisht divorcit vazhdon ta mbështesë njësoj ish-partnerin e saj.

Madje, ajo ndau story në Instagram duke i treguar botës se ndodhej e pranishme në eventin e babait të fëmijëve të saj, duke i duartrokitur çdo sukses siç bën gjithmonë.

Pjesë e inagurimit të këtij albumi ishte dhe një fans i zjarrtë i reperit @imacanon16canz, i cili e përdori në mënyrë të zgjuar pjesëmarrjen e tij në këtë event. Ai po shet një qese hermetike dhe pretendon se ajo është e mbushur me ajër nga inagurimi i albumit.
Duket se edhe ajri rreth Kanye West është i shtrenjtë pasi çmimi fillestar nisi me $1,025 dollarë më 23 korrik, ndërsa tani oferta e fundit është $3,950.




Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Trendet e Momentit