Na ndiqni :

Teknologjia

Zoom ofron aplikacione të cilat integrohen gjatë thirrjeve

Postuar


Zoom ka vendosur të integrojë aplikacionet e palëve të treta në video konferencat e saj ndërsa përpiqet të mbetet një mjet me popullaritet të lartë në një botë post-pandemike.

Kompania shpreson se me aplikacionet e reja do ti bëjë takimet më ndërvepruese, më produktive dhe pse jo më zbavitëse.

Gjasat janë që Zoom ti mbajë 300 milionë përdoruesit aktivë në ditë ende në platformë ndërsa në sytë e ekspertëve është një përpjekje për të konkurruar me Microsoft Teams.

Aktualisht Zoom ka një dyqan me 1,500 aplikacione po duhet të shkarkohen dhe shtohen në takime veçmas.

Në lançimin e aplikacioneve të palëve të treta 50 prej tyre do të jenë të disponueshme si Asana apo Dot Collector.

Është e paqartë sesa përdorues do të vijojnë të përdorin platformën e Zoom dhe shërbimet e video konferencave pasi bota të ketë hequr kufizimet dhe kriza e Covid-19 të ketë kaluar.

Firma shikoi një rritje pashoq gjatë pandemisë ndërsa këtë vit shitjet pritet të rriten me 40% në mëse 3.7 miliardë dollarë.

Shefi ekzekutiv i Zoom Eric Yuan është i bindur se bota pas pandemisë do të vijojë të mbajë modelin hibrid të punës.

Zoom Apps janë integrime të palëve të treta që do të shfaqen gjatë thirrjeje. Nëse keni versionin më të fundit të Zoom atëherë mund të aksesoni dhe instaloni aplikacionet e reja që shfaqen në një shirit.



Komentet
VAZHDO TA LEXOSH
Advertisement

Teknologjia

Sistemi i sigurisë së Android Google Play Protect një dështim i vërtetë

Postuar

Nga


Një raport i publikuar ditën e sotme nga AV-TEST zbuloi se Google Play Protect, sistemi i integruar Android kundër maluerëve, nuk arrin të mbrojë përdoruesit.

AV-TEST është një prej laboratorëve lider të testimit të antivirusëve dhe zgjidhjeve anti-maluer duke provuar dhjetëra produkte sigurie përballë një liste maluerësh dhe virusesh.

Nga 20 mijë maluerët e testuar, Google Play Protect identifikoi vetëm 2/3 e tyre çka bëri që AV-TEST ti jepte notën zero në mbrojtje.

Play Protect qëndron në fund të 15 produkteve të testuara të sigurisë. Sistemi identifikoi 68.8% të maluerëve.

Gjithashtu dështoi edhe në testimin e aplikacioneve të padëmshme. Nga 10 mijë aplikacionet e padëmshme të testuara, Play Protect i identifikoi gabimisht 70 prej tyre si maluerë.

Në fund AV-TEST tha se mbrojtja që jep Google Play Protect është e dobët. Në testimin e 2021, 9 aplikacione antivirusi në Android morën pikët maksimale prej 18 me Avast në krye.

Lista e aplikacioneve me pikët maksimale është simëposhtë:

  • Avast
  • AVG
  • Bitdefender
  • F-Secure
  • G DATA
  • Kaspersky
  • McAfee
  • NortonLifeLock
  • Trend Micro



Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Teknologjia

Zhvlerësohet Uber pas raportimeve për largimin e një aksioneri të rëndësishëm

Postuar

Nga


Aksionet e Uber ranë ditën e Enjte pas raportimeve se firma investuse në teknologji SoftBank do të shesë 1/3 e aksioneve të saj.

Sipas një raporti SoftBank do të shesë 2 miliardë dollarë aksione për të mbuluar investimet në kompani të tjera. Duke shitur 45 milionë aksione, SoftBank do të hiqte dorë prej 1/3 së tyre.

Gjiganti i teknologjisë ka investuar afro 4 miliardë dollarë në aksione në kompaninë simotër Kineze Didi.

Ndërsa në 2018-ën kujtojmë se SoftBank hodhi 7.6 miliardë dollarë në Uber ndjekur nga 333 milionë të tjera të njëjtin vit. Uber zotëron afro 13% të aksioneve të Didi pasi kompania Amerikane shiti operacionet e saj në Kinë tek rivali në fjalë 5 vite më parë.

Në Didi SoftBank zotëron 20% të aksioneve dhe është aksioneri më i madh.



Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Teknologjia

Kriza globale e çipeve mund të godasë smartfonët

Postuar

Nga


Kriza globale e çipeve kompjuterike ka prekur çdo gjë, nga automjetet tek konsolat e video lojërave. Si duket në listë janë smartfonët tashmë.

Çipet kanë qenë në furnizim të ulët këtë vit për disa faktorë, nga mbyllja e fabrikave për shkak të pandemisë së Covid-19, tek kërkesa e lartë për pajisje elektronike.

Prodhuesit e makinave janë goditur veçanërisht nga kriza ku General Motors dhe Ford kanë ndaluar prodhimin e disa modeleve.

Konsolat e video-lojërave si Xbox Series X dhe PlayStation 5 janë bërë shumë të vështirë për tu blerë. Smartfonët deri më sot i kanë shpëtuar për mrekulli duke qenë se kompani si Apple dhe Samsung kanë pasur rezerva.

Megjithatë prodhuesit e smartfonëve kanë filluar të ndjejnë impaktin e krizës globale të çipeve. Kërkesa për smartfonë ra në 2020-ën me Gartner që thotë se shitjet u tkurrën me 12.5%.

Megjithatë këtë vit kërkesa ka filluar dhe është e fuqishme. Në tre mujorin e parë të 2021 sipas Gartner, shitjet e smartfonëve u rritën me 26%.

Ditën e Marte CEO i Apple Tim Cook kishte thënë se kriza mund të ndikojë tek shitjet e iPhone dhe iPad. Lenovo, HMD Global dhe TCL po vuajnë gjithashtu.



Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Trendet e Momentit