Na ndiqni :

Lajmet E Fundit

Zyrtarisht, New York-u legalizoi marijuanën!

Postuar

New York-u ka legalizuar marijuanën për të rritur dhe sipas ligjit të ri, të gjithë dosjet e njerëzve të dënuar më parë për të tilla akuza, do të rishikohen sërish.

Legjislacioni i ri u nënshkrua ditën e mërkurë, duke e bërë zyrtarisht New York-un shtetin e 15-të që lejon përdorimin e marijuanës për të rriturit, duke filluar nga mosha 21-vjeçare.

Pra, duke filluar nga 31 marsi, njerëzit janë të lirë të posedojnë deri në 85 gram kanabis për përdorim vetjak dhe jo vetëm.

Kur do të fillojnë shitjet e lira?

Kjo mund të kërkojë një vit apo edhe më shumë. Ndryshimi nuk do të jetë i menjëhershëm pasi fillimisht duhen përgatitur të gjitha procedurat ligjore që lidhen me një aktivitet të tillë: duke nisur nga mekanizmat e vendosura nga shteti, rregullat specifike për prodhimin e deri tek liçensimi i atyre që do ta shesin.

Qytetarëve do t’u lejohet të pijnë në po të njëjtat zona publike ku është i lejuar edhe duhani. Në muajt në vijim, njerëzve do të mund t’i vijë nëpër shtëpia kanabisi i porositur dhe jo vetëm kaq, por mund ta mbjellin në shtëpi deri në 6 të mbjella.

Sipas guvernatorit të vendit, Andrew Cuomo, kjo ngjarje shënon një ditë historike për New York-un, pasi vetëm tani do t’i vijë fundi dënimeve të ashpra me burg duke krijuar nga ana tjetër një industri fitimprurëse që do të ndikojë pozitivisht në ekonominë e vendit.

Pritet që pas këtij ligji, të krijohen të paktën 60,000 vende të reja pune dhe shteti do të mund të gjenerojë $350 milionë nga taksat vjetore.

Komentet
VAZHDO TA LEXOSH
Advertisement

Aktualitet

Guljelm Radoja në gjendje të rëndë shëndetësore, miku i tij thirrje shtetit për ndihmë

Postuar

Nga

Guljelm Radoja në gjendje të rëndë shëndetësore, miku i tij thirrje shtetit për ndihmë

Aktori i njohur si skenës shqiptare, Guljelm Radoja është në gjendje të vështirë shëndetësore në reanimacionin e spitalit të Durrësit. Është mësuar se aktori është infektuar me Covid-19 dhe prej ditësh ndodhet i shtruar në spital, sepse gjendja e tij shëndetësore është rënduar.

Në lidhje me këtë lajm ka reaguar edhe skenaristi Bashkim Zahaj, i cili i ka kërkuar edhe ndihmë shtetit shqiptar që të tregohet i vëmendshëm ndaj aktorit dhe ta dërgoj jashtë shtetit për shërbim të specializuar.

“Mesoj se Guljemi aktori jone i dashur qenka rende ne spitalin e Durresit nga covid. Shteti shqiptar i detyrohet ketij aktori per nje sherbim me te specializuar jashte shtetit. Uroj te rezistosh e te fitosh Guljem”, ka shkruar ai.

Mesoj se Guljemi aktori jone i dashur qenka rende ne spitalin e Durresit nga covid. Shteti shqiptar i detyrohet ketij…

Posted by Bashkim Zahaj on Monday, 19 April 2021

Guljelm Radoja ka lindur në 2 korrik të vitit 1945 në qytetin e Shkodrës. Pas përfundimeve studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) për Dramaturgji në vitin 1972, fillon punën si aktor profesionist në Teatrin e Librazhdit.

Më pas largohet nga ky teatër për të punuar si aktor dhe regjisor pranë Teatrit “Bylis” të qytetit të Fierit dhe më pas si aktor në Teatrin “Aleksandër Mojsiu” në Durrës. Ndër interpretimet e tij në teatër mund të përmendim rolet e tij në dramat “Bourgeois Wedding” e Bertold Brehtit, “Me syrin e një klouni” e Heinrich Bëllit, “Trojanët” e Vasilis Theodoropulosit etj.

Në kinematografi ai ka luajtur më shumë se 30 role. Roli i i tij i parë ishte ai i inxhinnierit të pyjeve në filmin “Gjurma” në vitin 1970. Më tej do të vazhdonin një sërë rolesh të tjera si roli i Tenente Gruabardhit në filmin “Në fillim te verës” në vitin 1975, roli i Stefan Bardhit në filmin “Mësonjëtorja” në vitin 1979, roli i Petro Nini Luarasit në filmin “Kush vdes në këmbë” në vitin 1984, roli i priftit në filmin “Kthimi i ushtrisë së vdekur” në vitin 1989, roli i prokurorit në filmin “Kolonel Bunker” në vitin 1998, etj.

Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.


Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Lajme

Komiteti ndryshon masat anti-Covid: Qarkullimi deri në 22:00, nisin fluturimet me Britaninë e Madhe

Postuar

Nga

Komiteti Teknik  i Ekspertëve ka vendosur masa të reja anticovid në vend, duke zgjatur fashën orare deri në orën 22:00 të mbrëmjes.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve, kanë bërë të ditur vendimet e fundit, të lehtësimit të disa masave në vend.

Nisur nga situata epidemiologjike dhe ecuria e procesit të vaksinimit antiCOVID, Manastirliu deklaroi masat e reja që fillojnë nga dita e hënë, datë 12 Prill.

Në vlerësim të situatës së 6 javëve të fundit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orës së qarkullimit të qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes, duke filluar nga dita e nesërme, datë 12 Prill. Po kështu, aktivitetin e bareve dhe restoranteve do të jenë të hapura deri në orën 22:00. Do të vijojë të mbeten në fuqi të gjitha masat e orës police nga ora 22:00- 06:00 të mengjesit. Gjithashtu duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar, një shtet i cili ka pasur një ecuri shembullore sa i përket vaksinimit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve me këtë shtet”, deklaroi Manastirliu.

Duke bërë me dije se lehtësimet po vijnë si rezultat i situatës po edhe të muajit të shenjtë të Ramazanit, Manastirliu u ka bërë apel qytetarëve të vijojnë zbatimin e masave antiCOVID.

Situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, me tendencë në rënie të incidencës dhe kjo është vënë re nga java e tretë e Marsit dhe në vijim. Rënie është vënë re edhe sa i takon përqindjes së pozitivitetit të rasteve të reja, ku gjatë javëve të fundit ka rënë deri në 12%. Rënia shënohet edhe në shtrimet në spitale. Prej 4 ditësh nuk ka pacientë në Spitalin COVID 4, i cili do vijojë të jetë në gatishmëri, por që pa dyshim është një tregues pozitiv i situatës në spitale. Aktualisht niveli i shfrytëzimit të shtratit është nën 30%, ndërsa terapia intensive nën 13%. Më duhet të shtoj se kemi patur një tjetër arsye që na ka motivuar në vendimin tonë. Lehtësimi i argjerimit për besimtarët myslimanë, në muajin e shenjtë të Ramazanit, që nis në datën 13 Prill. Duke uruar një muaj sa më të lehtë dhe të mbarë, dëshiroj të përsëris thirrjen time që të mbajmë parasysh dhe mos neglizhojmë asnjë moment masat anticovid: distancimi, maskën, higjenën”, tha Manastirliu.

Duke folur për procesin e vaksinimit , Manastirliu tha se sot ka vijuar vaksinimi i moshave mbi 65 vjeç dhe ditën e hënë vijon mbi 60 vjeç, duke u regjistruar pranë mjekut të familjes. Që prej fillimit të vaksinimit antiCOVID janë kryer në total 256,848 vaksinime.

Vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve do të jenë në fuqi për dy javët e ardhshme.

Komentet
VAZHDO TA LEXOSH

Trendet e Momentit