Luiz Ejlli vendosi t’u përgjigjej me stil komenteve për tatuazhin e tij të fundit – portreti i Kiarës me rastin e 1-vjetorit të njohjes së tyre.
Jo pak njerëz vunë në dukje se tatuazhi nuk ngjan fare me Kiarën, por përmendën emra të tjerë, si Loredana, Bora, Kida, Efi etj.
Në një postim në Instagram, Luizi postoi një foto ku ndërthuret portreti i tatuazhit me foton e Kiarës, që është marrë si referencë.
Kiara dhe Luizi u njohën në “Big Brother VIP 2” dhe u kthyen në një ndër çiftet më të preferuar të publikut. Ata janë në pritje të një vajze.