Princ Leka dhe Elia Zaharia duket se i kanë dhënë fund martesës së tyre.
Prej kohësh lajmi ka qarkulluar në media dhe një gjë e tillë u konfirmua edhe në ditën e Krishtlindjes, ku Princ Leka dhe Elia Zaharia publikuan foto vetëm me vajzën e tyre, ndryshe nga vitet e tjera.
E mesa duket Princ Leka jo vetëm është ndarë nga Elia Zaharia, por ka krijuar edhe një lidhje të re dashurie.
Ditët e fundit ai ka shtuar numrin e fotove të postuara, ndryshe nga zakonisht, dhe në to shihet vetëm me vajzën e tij.
Sipas “Living” pas aparatit qëndron e dashura e re e Princ Lekës, të cilën ky i fundit e ka bërë tag edhe në postimet e tij.
Bëhet fjalë për Blerta Celibashin, që punon si gazetare për marrëdhënien me median dhe që është e angazhuar duke i bërë foto gjithë kohës Princ Lekës.