Kanye West i ka kërkuar falje komunitetit hebre përmes një letre të postuar në Instagram dhe të shkruar në gjuhën hebraike.
Në letër, reperi kërkonte falje për komentet e tij antisemitike dhe fyerjet ndaj popullit hebre, gjë që bëri që ai të anulohej vitin e kaluar nga markat kryesore në mbarë botën.
Edhe pse disa e mirëpritën faljen, shumë të tjerë dyshojnë se ai mund të jetë duke u tallur, me shpresën për të tërhequr vëmendjen ndaj vetes përpara publikimit të albumit të tij.