Drita Ziri rrëmbeu titullin prestigjioz të “Miss Earth” në Vietnam. Ajo triumfoi duke lënë pas 84 konkurente të tjera në këtë garë të bukurisë.
Triumfi i saj shënon një kapitull të ri jo vetëm në karrierën e saj, por edhe në historinë e Shqipërisë në skenën e bukurisë botërore, pasi është hera e parë që një përfaqësuese nga Shqipëria zgjedhet si fituese e kësaj gare.
Drita gjithashtu do të shërbejë si ambasadore për mbrojtje të mjedisit.