Sunday, November 17, 2024
HomeTechnologyAfër niveleve rekord, çfarë po ndodh me koston të rritje në transaksioneve...

Afër niveleve rekord, çfarë po ndodh me koston të rritje në transaksioneve në Bitcoin?

spot_img

Tarifat që prej muajit Maj janë rritur ndjeshëm që kur interesi në Ordinals u shtua. Në një pikë ato arritën në 31.14 dollarë për transaksion.

Tarifat e Bitcoin vijojnë të rriten me koston mesatare të dërgimit të kriptomonedhave e cila ka prekur pikën më të lartë të 30 muajve të fundit.

Të dhënat e Bitinfocharts tregojnë se sot kushton mesatarisht 37,58 dollarë për të bërë një transaksion. Hera e fundit që kostoja ishte kaq e lartë daton nga Prilli 2021.

Tarifat që prej muajit Maj janë rritur ndjeshëm që kur interesi në Ordinals u shtua. Në një pikë ato arritën në 31.14 dollarë për transaksion.

Ordinals – përgjigja e Bitcoin ndaj NFT-ve – janë thjeshtë asete siç është një pikturë apo vepër arti që mund të ruhet në blockchainin e Bitcoin.

Interesi i investitorëve në Ordinals do të thotë se më shumë po krijohen dhe po zënë hapësirë në blloqe të cilat janë përdorur për të përpunuan transaksione më pak të varura nga imazhet.

Duke qenë se gërmuesit, ata që konfirmojnë transaksionet, duhet të bëjnë më shumë punë dhe për këtë mund të tarifojnë më shumë për dërgimin apo pranimin e Bitcoin.

Ordinals kanë ndarë komunitetin e Bitcoin. Disa kanë thënë se blockchain duhet të përdoret për qëllimin e vërtetë të krijimit të Bitcoin: realizimin e pagesave peer-to-peer online.

Niveli më i lartë i kostos së transaksioneve ishte në Prill të 2021 ku çmimi mesatar për transaksion ishte 62.77 dollarë. Asokohe Bitcoin këmbehej me 57 mijë dollarë.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

- Advertisment -spot_img